Gështenjat e Kukësit, më pak prodhim këtë vit, tregtarët nuk kanë pikë grumbullimi

Me nisjen e sezonit të vjeljes së gështenjës tashmë në tregun agro-ushqimor të Kukësit banorët e njësisë administrative malzi kanë zgjedhur ta shesin vetë këtë frut i cili ndryshe nga një vit më parë ka shumë pak prodhim.
“Fitim ska fare se sivjet janë të krimbura, nga thatësira e madhe nuk kanë berë”, thotë Nebi Gashi.
Nebi Gashi është nga fshati Shemri të cilin që në orët e para të mëngjesit e gjejmë në treg duke shitur pak sasi gështenje që e ka sjell, ai tregon se krahas dëmtimeve të këtij fruti ju mungon dhe fuqia punëtore dhe blerësit janë të paktë në tregun e Kukësit për shkaka të pamundësive ekonomike.
Nga tregtarët gështenja po shitet me 300 lek për kilogram ne tregun e Kukësit , ndërsa për banorët e njësisë administrative mungesa e një pike grumbullimi ndikon ne uljen e mbledhjes se gështenjës.
“Firma nuk i mbledh dhe kështu që jemi të detyruar për ti shitur në rrugë të madhe, në tregje është shumë e paktë”, thotë Nebiu.
Nebiu tregon se ju duhet të udhëtojnë 40 minuta nga fshat i tyre për t’iu sjell ne Kukës , kostos shtesë qe ju duhet ta paguajnë duke sjell kështu shumë pak fitim për mbledhësit e gështenjës.
Në tregun e Kukësit gjithashtu krahas gështenjës vendase po shitet dhe gështenja e importuar me dyfishin e çmimit duke u blerë nga konsumatorët me 600 lek për kg.
Gazetare Sh. Elezaj
/RTSH/