E Martë, 3 Nëntor 2026

Projektligji për shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar, në fokus të parlamentit

Parlamenti shqiptar pritet të nisi në orën 10-të seancën plenare, ku është parashikuar një interpelancë me ministren e shëndetësisë Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti i PD Tritan Shehu. 
Ligjevënësi demokrat, me 7 maj  depozitoi në kuvend një kërkesë për interpelancë, në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues e fertilizimin e asistuar. 
Zoti Shehu kërkon sqarime për një sërë çështjesh si platformën politike, sociale, argumentet, objektivat e qëllimet, korelacionin me Kodin e Familjes, adoptimit të fëmijës, të drejtave të gruas e femijës, mbrojtjes së shëndetit të tyre, luftën ndaj trafiqeve etj. Ai i ka sygjeruar tërheqjen e ministrisë së shëndetësisë nga projektligji. Sipas tij, projekligji është dokument  diskriminues, skllavërues, larg koncepteve biologjike. 
Gjithashtu, në seancën e sotme është dhe interpelanca e deputetes së PL Erisa Xhixho, drejtuar minitsres se arsimit Ogerta Manastirliu. 
Në rend  dite per te kaluar  jane edhe raportet vjetore te vitit 2023, si ai i AKEP, Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe ai gjendjes se sektorit energjitik dhe veprimtaria e ERE-s. 

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›