Qendra e formimit profesional – Larmi kursesh për të përballuar nevojat e tregut të punës në Vlorë

Kërkesa e shtuar për fuqi punëtore nga biznesi dhe orientimi i qyteti të Vlorës drejt turizmit ka bërë që Shërbimi Profesional ti përshtatet tregut e të shtojë kurset në ato zanate që mungojnë. Kuzhinier, pastiçer, shërbim hotelerie dhe restoranti, shërbime estetike, elektricist, hidraulik, janë ndër kurset më të ndjekura të cilat ofrohen në qendrën e Formimit profesional në Vlorë.
“Aktualisht në qendrën tonë janë duke u zhvilluar kurset e kuzhinës, elektrik, hidraulik dhe të fushës së estetikës dhe parukerisë”, tha
Aftësimi kryesisht i moshave të mesme, përgatitja për të nxjerrë në tregun e punës jo vetëm të rinjtë por edhe moshat e mesme po shihet si prioritet. Kurset do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë muajve të verës.
Bashkëpunimi me zyrën e punës për të aftësuar punëkërkuesit dhe sigurimin e punësimit me pas, janë një prioritet sfidues i qendrës se formimit profesional ne qytetin bregdetar.
/RTSH/