Projektpropozime nga organizatat rinore, 7768 të rinj përfitues

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) ka përmbyllur me sukses Thirrjen IV të projektpropozimeve nga organizatat rinore, duke shtrirë aktivitetin në 30 bashki të vendit dhe duke përfshirë mijëra të rinj në iniciativa të ndryshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga AKR, në kuadër të kësaj thirrjeje janë zbatuar 26 projekte, me fokus angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve në të gjithë territorin e Shqipërisë.
“7768 të rinj janë përfitues direkt nga trajnimet dhe workshop-et, ndërsa 19.000 të rinj janë angazhuar përmes rrjeteve sociale dhe anketimit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Agjencia Kombëtare e Rinisë thekson se misioni i saj mbetet mbështetja, fuqizimi dhe përfaqësimi i të rinjve në çdo nivel.
/e.xh/a.f/r.e/