Projektvendimi per decentralizimin e kompetencave
Për çdo ankesë dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë, për punët publikë dhe ndërtimet private, qytetarët e Tiranës do ti drejtohen njësive vendore ku jetojnë dhe jo zyrave të Bashkisë.
Është ky projekt vendimi që do ti paraqitet Këshillit Bashkiak të Tiranës me qëllim decentralizimin e pushtetit vendor. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, i ka propozuar Këshillit Bashkiak në mbledhjen e datës 28 shkurt, të miratojë delegimin tek 11 njësitë bashkiake të kompetencave që lidhen me kontrollin e territorit të tregjeve, me sigurinë etj. Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njësitë vendore do të ushtrojnë pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik”, u shpreh nënkryetarja e Bashksië, Jorida Tabaku. Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh, për shpenzimet operative. “Ne besojmë fuqimisht se kur kompetencat janë më pranë qytetarit, edhe shërbimi është më i mirë. Për këtë arsye, ne kemi vullnetin e plotë, për të vijuar edhe më tej me delegimin e kompetencave tek njësitë bashkiake. 32 milion lekë”, sqaroi ajo.