Me 1 qershor Rusia ndalon pirjen e duhanit

Rusia ndalon konsumin e duhanit në ambiente publike. Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar projektligjin në fjalë. Rusia është një nga vendet me numrin më të madh të duhanpirësve në botë dhe kjo është një sfidë për qeverinë e cila kërkon të përmirësojë shëndetin publik.
Më shumë se 4 në 10 rusë, janë konsumatorë të duhanit. Parlamenti e miratoi ligjin në fillim të shkurtit dhe vetëm një deputet votoi kundër. Ligji hyn në fuqi në 1 qershor. Si pasojë, konsumi i duhanit do të ndalohet në aeroporte, porte, stacione trenash, në vendet e punës e madje edhe nëpër plazhe.
Sipas ligjit, do te ndryshoje çmimi i paketave te duhanit ndërsa dhe reklamat e tyre do te jene te kufizuara . Legjislacioni i plotëson disa nga rekomandimet e përmendura në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi pirjen e duhanit në Rusi botuar në vitin 2011.