E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët: Krim terroristo- mafioz, të zbardhet sa më shpejt

TIRANE- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën sot nga një atentat i tipit terroristo- mafioz.

Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.-thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve.

Duke shprehur besim se gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë  do të vazhdojnë të tregojnë angazhim maksimal në luftën kundër krimit, shoqata i ka bërë thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›