E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Prokurori Dado ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”, reagon SPAK: E pavërtetë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përgënjeshtruar deklaratat se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

Sipas SPAK-ut, informacionet e përmendura në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”. SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.  SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK bën thirrje gjithashtu për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave ndërsa shton se “do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›