Prokurori Grasso Grupet e krimit te organizuar po i shtrijne tentakulat ne mbare Evropen

Mafia gjithmone asociohet me jugun e Italise me boset e Cosa Notra ne Sicili dhe me Ndrangheta ne Kalabri. Por mafia eshte e pranishme edhe ne shume rajone te tjera ne Evrope. Prokurori italian i antimafias Piero Grasso javen e shkuar 16.02 dha alarmin ne Parlamentin Evropian se grupet e krimit te organizuar jane duke i shtrire tentakulat e tyre ne te gjithe Evropen.
Duke folur gjate nje dreke me dyer te mbyllura ai tha se gangsteret po kontrabandojne cdo gje ne Evrope duke nisur qysh nga heroina e deri tek prostitutat. Xhiroja vjetore nga keto aktivitete arrin ne rreth 110 miliarde euro. Sipas prokurorit italian Evropa duhet te ndjeke shembullin e Italise Italia ka legjislacion me te plote kunder krimit te organizuar. Ndonese per fat te keq pati nje fund te pergjakshem per deshmoret e antimafias Falcone dhe Borsolino perpjekjet kunder mafias nuk u frenuan. Revolta e madhe ne publik beri qe te intensifikohet lufta. Italia eshte tani ne pararoje sa i perket luftes kunder mafias.
Falcone dhe Borsolino ishin nder personalitetet qe rane viktime e vrasjeve qe kryheshin ndaj policeve dhe gjyqtareve gjate viteve 80-te dhe 90-te. Por ka kohe qe vrasjet e lidhura me mafian nuk jane te izoluara vetem ne Itali.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Piceria ku u kryen vrasjet ne Duisburg nje nga krimet me te renda ne historine gjermane te kriminalitetit 15 gusht 2007
Prokuroret per nje legjislacion te perbashket ne BE
Vrasja e gjashte italianeve anetare te mafias ne nje piceri ne Duisburg te Gjermanise perpara tre vjetesh ishte nje goditje e rende ndaj luftes kunder krimit te organizuar ne BE. Brukseli e ka forcuar njesine evropiane te bashkepunimit ne nivelin juridik per ceshtjet penale te quajtur Eurojust me seli ne Hage. Por prokurori spanjoll Hoze Norena Salto thote se kjo strukture eshte duke i copezuar perpjekjet e BE-se. Sipas tij Eurojust eshte nje njesi e fryre burokratike qe nuk eshte efikase ne luften kunder mafias Ne qofte se dy vende bashkepunojne ne nje hetim ato e dine se cfare duhet bere. Nuk eshte e nevojshme qe Eurojust te na vere ne ne levizje dhe ne t i drejtohemi Hages. P.sh. ne spanjollet mund te shkojme ne Itali ose italianet te vijne tek ne. Me pas ne mund te informojme Eurojust per ate qe kemi arritur e kaq mjafton.
Prokurori i antimafias Piero Grasso deshiron nje legjislacion te perbashket ne 27 vendet e BE-se kunder mafias Rasti i Duisburgut na tregoi se asnje vend nuk eshte imun ndaj ketij lloj krimi. Qeverite kombetare duhet te miratojne ligje si ai qe kemi ne ne Itali. Mafia mund te luftohet me standarde me te aspra te perbashketa duke perfshire edhe teknologjine e re.
Kjo nisme e prokuroreve te antimafias ne Evrope eshte nje beteje e veshtire. Shume vende duan te ruajne me xhelozi legjislacionin e tyre duke mos e preferuar rolin e Brukselit ne kete drejtim. Por cdo levizje do te ishte e pakuptimte pa pjesemarrjen e vendeve si Serbia dhe Shqiperia te cilat jane nderkohe porta kryesore per qarkullimin e heroines dhe te kokaines ne Evrope.
Mos valle duhet te ndodhe nje ngjarje e rende ne menyre qe te vihen gjerat ne levizje
Autor Vanessa Mock / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Pandeli Pani