Deimel Per qeverine e re dialogu me Serbine duhet te kete po aq prioritet sa edhe afrimi me BE-ne

DW Pritet qe Kosova te votoje per qeverine dhe presidentin e ri. Me kete hap i jepet fund vakuumit te pushtetit ne Kosove. Thaci e ka shpallur koalicionin e ri si koalicion i nje Kosove te re dhe evropiane. Si i shihni shanset e suksesit te duetit te ri politik Thaci - Pacolli
Deimel Ju keni te drejte kur thoni qe koha e vakuumit merr fund por konstelacionet e veshtira politike mbeten. Koalicioni qeveritar ka vetem 65 vende ne parlament kjo do te thoe qe ne kete kurs proevropian ai ka nevoje per vendosmeri dhe unitet. Kurs proevropian - kete mund ta shohesh nga disa kendveshtrime - nga njera kjo do te thote qe ne procesin e afrimit me BE-ne reformat duhen vene ne jete dhe Thaci eshte per here te dyte kryeminister edhe qeveria e meparshme ishte e orientuar si proevropiane. Po te lexojme progresraportin e BE-se per Kosoven ne nentorin e vitit te shkuar atehere deftesa nuk eshte aq e mire. Aty verehen deficite masive po te permendim vetem shkurt drejtesia ne kete pike Kosova eshte ende ne fillimet e saj ndikimi politik aty eshte i gjithanshem korrupsioni eshte nje problem shume i madh ekonomia informale larja e parave trafikimi jane gjithashtu probleme te medha ne vend. Pra deklamacionet jane pasuar nga pak ose shume pak hapa konkrete.
Qeveria e re e Thacit duhet te coje perpara pa vonese reformat evropiane per te mos e demtuar edhe me kredibilitetin qe sic mendoj une nuk eshte edhe aq i larte. Per qeverine e re ka vetem gjashte muaj kohe derisa te dale progresraporti i ri i BE-se. Nje aspekt tjeter i ketij qendrimi proevropian eshte edhe levizja e lire. Ne kete drejtim Kosova duhet te beje hapa konkrete sepse kjo varet nga administrata kosovare ajo duhet te plotesoje kushtet e nevojshme.
DW Po qe se zgjedhja e presidentit deshton ne Prishtine dhe zgjedhjet e reja behen te pashmangshme cfare pasojash te tjera do te sillte me vete ky deshtim
Deimel shte vertet e veshtire pasi disa deputete te partise se Thacit nuk duan te votojne per Pacollin. Ka tre raunde zgjedhjesh. Ne dy raundet e para nuk shtrohet ceshtja nese ai i arrin dy te tretat e nevojshme. eshtja shtrohet per raundin e trete nese Pacolli arrin tia dale. Po qe se deshton ky do te ishte nje problem shume i madh nje problem politik do te kishim te njejtin skenar si ne Moldavi ku sundon stanjacioni politik me pasoje sherret politike. Pas kesaj do vinin zgjedhjet e reja dhe kjo nuk eshte pozitive per Kosoven. Por edhe po qe se Pacolli do te behet president Levizja Vetevendosja ka bere te ditur se ajo do te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese per kete ceshtje ajo e cileson ate jo kushtetuese. Pra edhe po qe se zgjidhet Pacolli koalicioni mbetet nje konstrukt politik i brishte.
DW Per here te pare duket se Kosova se do te kete nje opozite te forte nderkohe qe mazhoranca nuk eshte edhe aq e konsoliduar. Mendoni si ky konstelacion politik do te jete nje faktor pozitiv per nje good governance ne Kosove apo ka edhe disavantazhe
Deimel Parimisht nje opozite e forte eshte nje korrektiv i forte per nje qeverisje ne te mire te qytetareve. Por me konstelacionin e ri LDK AAK ne opozite dhe Vetevendosjen ne parlament qeveria ka perballe nje opozite shume heterogjene me objektiva te ndryshme. Keshtu qeveria nuk do ta kete te lehte. E shohim edhe ne shume parlamente te demokracive te reja para se gjithash ne Ballkan qe opozita e sheh rolin e saj si obstruktiv roli i opozites kuptohet ndryshe nga ai ne vendet me demokraci te konsoliduar. Problemet politike qe shohim aktualisht ne Shqiperi apo Maqedoni te bejne te mendosh se ne Kosove nuk ka per te qene ndryshe.
DW Bexhet Pacolli eshte nje njeri i fuqishem i biznesit por edhe ai ka pasur dyshime pas vetes imazhi i Thacit ka pesuar krisje nga akuzat e Dick Martyt. Do te jete Evropa me e kujdesshme perballe duetit te ri politik apo mjafton vetem fakti qe ne vend ka stabilitet politik
Deimel Parimisht duhet thene se nuk ka arsye qe flasin kunder qe nje biznesmen merr edhe postin e presidentit. Pacolli eshte aktiv ne politike qe nga viti 2007 ai eshte edhe ne parlament pra ka nje pervoje politike. Problematik eshte fakti qe me Pacollin vihen ne lidhje partnere te dyshimte biznesi. Nga ana tjeter shtrohet pyetja nese nje politikan me pashaporte zvicerane mund te zgjidhet president ne Kosove. Nuk eshte vetem nje ceshtje stilistike. Pacolli konsiderohet ne vend si njeri qe blihet ne gazetat gjermane aivleresohet si sherbetor i Thacit. Ne teresi qeveria paraqet nje imazh jo te mire po te permendim edhe akuzat e ngritura ndaj Thacit. Kjo natyrisht do te luaje nje rol ne marredheniet me Evropen. Sidomos tek pese vendet qe nuk e kane njohur Kosoven ato nuk e shohin veten aktualisht edhe aq te inkurajuar me kete kryeminister dhe president per te bere leshime te tjera.
DW Hashim Thaci e ka vendosur si prioritet dialogun me Serbine. A prisni nje dialog te sukssesshem dhe pas kaq kohesh a ka ardhur momenti per nje epoke te re Serbi-Kosove
Deimel Nuk ka dyshim qe dialogu duhet te kete prioritet. Ai po percakton edhe diskursin politik prej muajsh. Dialogu eshte prioritet krahas afrimit me BE-ne. Kosova ka humbur shume kohe per shkak te destabilizimit politik nderkohe qe Serbia nga ana tjeter e ka ngritur grupin e punes dhe me sa di une ka perpiluar edhe strategjine e saj edhe pozicionet e negociimit. Kosova eshte shume e vonuar ajo duhet te krijoje grupin e punes. Ai eshte shume i rendesishem pasi te dyja shtetet duan te jene pjese e BE-se ky eshte synimi i tyre dhe nje emerues i perbashket. Behet fjale per permiresimin e jetes se qytetareve e kjo eshte edhe premisa e dialogut. Pra sa me shpejt te filloje dialogu aq me mire.
Autor Lindita Arapi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora