E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i SHBA-ve Shqiperia suksese kunder krimit

Ai vleresoi edhe partneritetin e Shqiperise. Deklarata eshte bere gjate nje takimi me drejtorin e Pergjithshem te Policise shqiptare Hysni Burgaj i cili ishte ne ShBA ne Konferencen e 117-te te Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise IACP qe u zhvillua ne Orlando Florida SHBA.

Burgaj e njohu Prokurorin e Pergjithshem te SHBA-se me progresin e bere ne zhvillimin e pergjithshem te organizates sone policore si dhe arritjet e Policise Shqiptare si ne drejtim te intensifikimit te luftes kunder krimit te organizuar korrupsionit pastrimit te parave ashtu dhe ne drejtim te rritjes se standardeve profesionale krijimit te nje mjedisi me te sigurt per komunitetin dhe permiresimit te cilesise se sherbimeve per qytetaret.

Gjithashtu. Burgaj evidentoi dhe progresin cilesor te bere ne drejtim te forcimit te masave te kontrollit per mbikeqyrjen e kufirit e kontrollin e migracionit sipas standardeve te BE-se dhe rritjen e cilesise se arsimimit policor e trajnimit te personelit.

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit zhvilloi nje takim dhe me presidentin aktual te Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise Mike Carroll si dhe presidentin e ardhshem te kesaj organizate Z. Mark A. Marshall te cilet vleresuan perfaqesimin e Shqiperise ne kete konference dhe procesin transformues qe ka pesuar Policia Shqiptare gjate viteve te fundit.

Burgaj u prit ne nje takim te vecante nga Drejtori i ICITAP-it Z. R.Carr Trevillian IV i cili duke shprehur kenaqesine per bashkepunimin e deritanishem vuri ne dukje dhe angazhimin e Tij dhe te institucionit qe perfaqeson per te mbeshtetur me tej Policine e Shtetit.

Nderkohe Z. Burgaj falenderoi Drejtorin e ICITAP-it per asistencen e vazhdueshme dhe mjaft te cmuar qe Programi ICITAP ka dhene ne procesin e reformimit dhe rritjes se standardeve te policimit te Policise Shqiptare ne permiresimin e legjislacionit ne krijimin e strukturave te afta dhe profesionale ne Policine e Shtetit permes nje procesi rekrutimi te reformuar dhe transparent ne zhvillimin e trajnimeve bazuar ne kurrikulat me te perparuara si dhe ne ndertimin e sistemeve moderne elektronike te kembimit te te dhenave lidhur me kontrollin e kufirit. /Start/

2010-10-27 1553

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›