E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Korrupsioni u ul nga reformat PS voto imunitetin

Berisha pershendeti suksesin e ri te Shqiperise ne luften kunder korrupsionit dhe renditjen e saj ne vendin e 87 ne listen e 178 vendeve ne raportin e hartuar nga Transparency International duke lene pas 97 vende te tjera te botes.

Lufta kunder korrupsionit eshte rezultateve e reformave te thella e te gjithanshme te cilat jane ndermarre gjate ketyre viteve te fundit ne Shqiperi eshte rezultante e qeverise se vogel e qeverise ne diete zvogelimit me me shume se 1 te GDP-se te shpenzimeve operative eshte rezultante e vendosjes se kritereve serioze me perdorimin e shpenzimeve ka thene ai.

Ai shtoi se beteja kunder korrupsionit do te jete beteja kryesore e axhendes se qeverise. Gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha i beri thirrje opozites dhe ne menyre te vecante kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar si dhe ne emer parimit me themelor ne te gjitha kushtetutat e botes dhe te cdo shoqerie te lire te barazise perpara ligjit.

Ndaj dhe njehere shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar te pranoje heqjen e imuniteteve si nje akt si nje detyrim ndaj te gjithe donatoreve te botes qe e ndihmojne kaq shume kete vend te pranojne heqjen e imuniteteve por edhe ne emer te atij parimi qe eshte me themelori ne te gjitha kushtetutat e botes dhe ne cdo shoqeri te lire te barazise perpara ligjit. Te heqim imunitetit te deshmojme se ne e ndjejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna tek keqperdorimi I fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre tha Berisha para ministrave te tij.

Me tej kryeministri u shpreh se nese do te kete transparence ne dhenien e lejeve te ndertimit Shqiperia do te ngjitej edhe 30 shkalle per uljen e nivelit te korrupsionit.

Dua tu them qytetareve se leja e ndertimit eshte nje dokument me peshe te madhe specifike qofte ne vleresimin e korrupsionit qofte ne vleresimin e klimes se biznesit. Asnje dokument tjeter apo procedure tjeter nuk ka peshe me te madhe specifike se sa leja e ndertimit. Pra 35 kateshet dhe 20 duken nga e gjithe bota tani se kjo bote eshte transparente dhe vertet kercet 20 tek lepuri por shqiptaret bllokohen. Ne qofte se nuk do te jete 20 i lepurit dhe i leprave Shqiperia do te ishte te pakte sipas te gjithe perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit u shpreh kryeministri. /Saimir Lleshi/Start/

2010-10-27 1503

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›