E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prokurori, një idiot ndërkombëtar”, kryeministri Rama mbron sërish ish-Presidentin Hashim Thaçi

Kryeministri Rama ka dalë sërish në mbrojtje të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi teksa Prokuroria e Hagës ka kërkuar 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Këte here kreu i qeverisë u tregua i ashpër në reagimin e tij.

Ai e cilësoi si një “idiot ndërkombëtar” prokurorin  e Hagës, i cili në seancën gjyqësore, tha se ndërkombëtarët nuk e kishin kuptuar se Hashim Thaçi kishte maskuar realitetin, lidhur me luftën në Kosovë.

Rama ndau në rrjetet sociale dhe një pjesë të fjalës së prokurorit, i cili shprehej gjithashtu se Thaçi kishte manipuluar qasjen e James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarëve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›