Cameron: Hollande kërkon reduktimin e deficitit më shpejt se Britania e Madhe
LONDËR- Kryeministri, David Cameron u shpreh i vendosur për të minimizuar mosmarrëveshjet mes François Hollande dhe vetë atij duke nënvizuar se presidenti francez synon reduktimin e llogarive publike më shpejt se ne.
Në një intervistë për stacionin televiziv privat ITV, para se të nisej për në samitin e G8-s nga Camp David për në SHBA ku do të takohet për herë të parë me presidentin francez, Cameron u shpreh i vendosur për të minimizuar mosmarrëveshjet.
Ai nuk dëshiroi ta priste Hollande në vizitën së tij në Londër gjatë fushatës presidenciale dhe dha një mbështetje të fortë për presidentin në ikje dhe të mundur, Nicolas Sarkozy.
Kalendari i François Hollande "për ekuilibrimin e buxhetit është në të vërtetë më i shpejtë se ky që kemi ne në Britani'', nënvizoi Cameron për stacionin televiziv privat ITV.
David Cameron do të takohet për herë të parë me François Hollande në një takim dypalësh sot në mbrëmje në Uashington.
(d.b/BalkanWeb)