Prokuroria në Maqedoni refuzon hetime të reja për Harun Aliun

Shkup, 16 gusht- Iniciativa e ndërmarrë nga disa Organizata Joqeveritare (OJQ), për inicimin e hetimeve së bashku me familjarët e katër të vrarëve më 12 maj ku në mesin e tyre mbeti i vrarë edhe Harun Aliu (Kushtrimi), si duket ka filluar të shuhet. Me gjasë, kësaj iniciative i janë “prerë këmbët” që në fillim veçmas pas qëndrimeve të Prokurorisë publike të cilët ishin shprehur jozyrtarisht se ai institucion nuk njeh OJQ-të. Kjo iniciativë ka pasur për qëllim që të iniciohen hetime për, siç thuhet “rolin dhe përgjegjësinë e forcave policore” në vrasjen e katër personave në fjalë. Në fillim përfaqësuesit e Këshillit të Organizatave Shqiptare (KOSH), kanë qenë të indinjuar thellë me qëndrimet e Prokurorisë shtetërore, e cila nuk ka pranuar as t’i përgjigjet kërkesës së familjarëve të personave të vrarë në afërsi të fshatrave Sfillare dhe Rashçe, më 12 maj të këtij viti.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), si në rastin e ekzekutimit të katër shqiptarëve si pas saj, rregullisht kanë pohuar se ky ka qenë një “aksion i suksesshëm i forcave policore”, dhe se për të “MPB nuk ka ndërmend të hapë hetime plotësuese”.