Prokuroria, 1 vit burg shefit te kirurgjise

Pretenca u dha ne prani te dy mjekeve, ndersa pritet qe gjyqtari Arben Konstandini ta jape vendimin menjehere pas fjales se avokateve mbrojtes.
Te dy mjeket u derguan per gjykim ne prill te ketij viti, te akuzuar per mjekimin e pakujdesshem qe i kushtoi jeten femijes nga dibra, Orges Dardha.
Ne raportin qe mjekesia ligjore perpiloi per shkeljet e dy mjekeve thuhej se kishte abuzime edhe ne menyren se si foshnja ishte futur ne operacion pa u hartuar kartela e shtrimit, si atij i ishte vendosur me shume narkoze se cduhej, por edhe mungesa e nje vizite.
Orges Dardha doli i vdekur nga salla e operacionit, atij do t’i behej nje nderhyrje per nje difekt ne qiellze dhe ishin mjeket e mjekesise ligjore qe deklaruan ne gjykate se vdekja do te ishte shmangur ne rast se do te ishte bere vleresimi i gjendjes shendetesore te foshnjes, apo te pakten t’i ishte bere nje eko dhe t’i ishte percaktuar grupi i gjakut.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code