E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 51 vjet burg policeve te droges

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon shpalljen fajtor dhe denimin me 51 vjet heqje lirie ndaj kater te pandehurve te akuzuar per trafikimin e nje ton kanabis sativa, dy vjet me pare. Mes te akuzuarve edhe dy oficere policie te Komisariatit te Sarandes, tre nga te cilet te ndaluar dhe i katerti ne kerkim. Prokuroria i ceshtjes, Ardian Braho, dha pretencen gjate seances se djeshme para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Per Gentian Baben, ish-inspektor i policise kriminale ne Sarande, u kerkuan 12 vjet heqje lirie, kolegun e tij, Ylli Kapo, nje vit burg me shume, kurse per Ermal Niken po 12 vjet heqje lirie. Me shume vite izolim u kerkuan per anetarin e katert te dyshuar qe eshte shpallur dhe ne kerkim, Pelivan Mehmetaj, i cili rrezikon 14 vjet burg. Sipas prokurorit, ngjarja, per te cilen akuzohen te pandehurit, ka ndodhur me daten 16 korrik te vitit 2006. Ylli Kapo, se bashku me te pandehurin Ermal Nika, jane larguar ne drejtim te Gjirokastres. Nderkohe qe, ne nje automjet tjeter, pas dy te pandehurve ndodhej Gentian Baba. Para se te arrinin ne fshatin Dervican, i pandehuri Nika ka zbritur nga automjeti per te hipur ne furgon. Sipas akuzes, i pandehuri, pasi eshte larguar nga makina e Kapos, ka hipur ne furgon, ku dhe ka nisur transportimin e lendes narkotike. Nderkohe qe i pandehuri Pelivan Mehmeti levizte me nje automjet tjeter. Gjate momentit qe Kapos i kane dale punonjes policie para, ky i fundit lajmeron Niken, duke i kerkuar ndryshim destinacioni. Gjate kontrollit te automjetit jane gjetur 750 kg kanabis sativa. Mbi kater te pandehurit rendojne akuzat e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›