Rrezim i paralajmeruar i qeverise Prodi, por kur?
Fati i qeverise italiane eshte bere krejtesisht i pasigurt pas largimit dje te nje partie te vogel, mbeshtetja e te ciles eshte vendimtare, por edhe pse skenari i nje rrezimi te Romano Prodit eshte forcuar ne menyre te konsiderueshme, askush nuk rrezikon per momentin te parashikoje daten. "Eshte nje situate pasigurie totale, me nje qeveri te dobesuar. Mund te kete nje krize qeveritare dhe Romano Prodi mund te bjere ne cdo moment", i tha AFP-se politologu francez, Marc Lazar, specialist i Italise. Clemente Mastella, shef i Udeur-it, nje parti kristiane e qendres, i perfshire te merkuren ne nje hetim per nje ceshtje korruptive, dha doreheqjen nga posti i tij i ministrit te Drejtesise, duke terhequr edhe formacionin e tij jashte koalicionit te shumices qeveritare. Udeur, tre senatoret e te ciles jane vendimtare per mbijetesen e qeverise ne Dhomen e Larte, ku e majta ka shumicen me vetem nje vote me shume, premtoi megjithate mbeshtetjen e saj rast pas rasti per Romano Prodin.
"Mastella tha se do ta mbeshtese nga jashte, por kjo do te jete nje situate me jep te te jap. Eshte nje situate shume konfuze dhe gjithcka mund te ndodhe", shtoi Lazar. "Mund te qeveriset edhe me mbeshtetjen e jashtme te Mastelas, por deri kur? Kjo pyetje eshte ne buzet e cdo ministri", shkruante dje e perditshmja "La Repubblica" duke permendur pavendosmerine ne radhet e shumices pas debatit parlamentar te enjten, qe pasoi fjalen e Prodit lidhur me ceshtjen Mastella. "Pasi degjuam opoziten", e percare per sa i perket reformes zgjedhore, "do te thosha se ne do ta mbarojme legjislaturen ne 2011", parashikoi me optimizem ministri i Kerkimeve, Fabio Mussi.
Kolegu i tij i Mbrojtjes, Arturo Parisi duke bere nje nuancim te lehte, e krahason situaten politike ne Itali "me nje gare ku kerkohet te merret vesh se kush eshte me i dobeti". Aktualisht Prodi eshte akoma me i dobeti, pra automatikisht me i forti", mendon Parisi, ndersa ministri i Komunikacionit, Paolo Gentiloni, eshte me pesimisti, ndersa vlereson se shumica e Romano Prodit eshte "krejtesisht e shpartalluar", sipas "La Repubblica". "Eshte e qarte se paqendrueshmeria e pergjithshme eshte forcuar edhe me shume. Qeveria e Romano Prodit varet ne fije te perit, por nuk eshte e lehte te parashikohen etapat e rrezimit te saj" per arsye te kompleksitetit te interesave ne loje", vlereson Marco Tarchi, profesor i Shkencave politike ne Universitetin e Firences.
Nje nga kercenimet kryesore kunder qeverise Prodi eshte referendumi mbi ligjin zgjedhor qe synon te heqe fragmentarizimin e tablose politike, ku aktualisht ne parlament ka 22 parti, 13 prej te cilave ne koalicionin e tij. Ne rast suksesi te kesaj iniciative popullore qe pritet te zhvillohet maksimumi deri me 15 qershor, nese nuk do te kete zgjedhje te parakohshme, disa parti te vogla do te jene te destinuara te zhduken. "Pra, ka shume te ngjare qe partite e vogla te rrezojne qeverine per te vonuar referendumin dhe ne kete rast skenari me i mundshem do te ishte nje thellim i krizes politike me zgjedhje te shpejta", vlereson Tarchi. Shumica "po shthuret dhe une nuk mund ta perjashtoj se ne fund mund te jemi te detyruar te shkojme ne votime", e pranoi sot ne radio Antonello Soro, shef i deputeteve te partise Demokrate (PD), e lindur nga bashkimi i dy formacioneve kryesore te koalicionit te Romano Prodit.