E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria Bare 4 here me burgim te perjetshem per 12 akuza mes tyre 6 vrasje

TIRAN - Per te pandehurin Alfred Shkurti alias Aldo Bare apo i njohur si ish-kreu i bandes se Lushnjes Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet kerkoi nga togat e zeza denimin e tij me 4 burgim te perjetshme dhe 123 vjet burg per kryerjen e 12 veprave penale.


Por ne bashkim te ketyre denimeve sipas konkluzioneve te dy prokuroreve te ceshtjes Besnik Muci dhe Gentian Trenova Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda te pandehurin Bare perfundimisht duhet ta denoje me burgim te perjetshem. Vuajtjen e denimit sipas prokurorise i pandehuri duhet ta kryeje ne nje burg te sigurise se larte per shkak te rrezikshmerise shoqerore qe paraqet bazuar ne krimet e kryera.


Sipas pretences se prokuroreve gjate shqyrtimit gjyqesor eshte provuar se i pandehuri Bare ka krijuar organizaten kriminale te njohur si banda e Lushnjes ne emer te se ciles ka kryer se bashku me ushtaret e tij 12 vepra penale mes tyre 6 vrasje dy vrasje te mbetura ne tentative dhe akuza te tjera me karakter te rrezikshem kriminal.


Gjate gjithe kohes se leximit te pretences nga prokuroret e ceshtjes i pandehuri Bare nuk ka reaguar duke levizur here pas here koken sa ne te majte e te djathte dhe duke vizatuar ne buzet e tij nje nenqeshje.


Pas leximit te konkluzioneve te prokuroreve togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi nderprerjen e seances gjyqesore per ti lene dy jave kohe mbrojtjes dhe vete te pandehurit per te pergatitur pretendimet perfundimtare.


Pretenca

Ne Korrik te 1997 eshte vrare nga Aldo Bare vellai i tij Ramadan Shkurti dhe Enver e Bardhyl Rabija shtetasi Genc Kashari pasi ndodhej ne tavoline me shtetasin Artur Daja i cili ishte objekt i sulmit. Me pas me 3 Gusht 1997 Aldo Bare se bashku me te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha dhe Enver Dondollaku ne hyrje te qytetit te Lushnjes kane vrare shqiptaro-maqedonasin Xhevat Demiri pasi dyshonin se ishte shoku i ngushte i gjakesit Artur Daja.


Me pas me 13 Shkurt 1998 ne vendin e quajtur Kolonje Lushnje i pandehuri Bare se bashku me te pandehurit Arben Borici Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku kane vrare shtetasin Nimet Zeneli si dhe plagosur Masar Aliun dhe Gramoz Selmanin pasi ky i fundit ishte objektivi i kesaj vrasjeje meqenese diten e vrasjes se vellait te Bares ka qene ne tavoline me Dajen. Disa dite me vone me date 22 Shkurt 1998 ne rrugen Kolonje- Bitaj te rrethit te Lushnjes eshte vrare shtetasi Masar Aliu nga te pandehurit Bare dhe te denuarit tashme Enver Dondollaku Ilir Stergu dhe Arben Borici.


Me pas me 18 Gusht 1998 ne vendin e quajtur Kodrat e ullinjve ne afersi te fabrikes se tullave te rrethit Lushnje eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Luan Bilbili i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Kjo vrasje sipas prokuroreve eshte kryer nga Aldo Bare Ilir Stergu dhe Arben Borici. Per te gjithe keto krime sipas kerkeses se prokuroreve togat e zeza perfundimisht ne bashkim te denimeve duhet ta denojne te pandehurin Bare me burgim te perjetshem.


Moment i krijimit te organizates e ashtuquajtura Bande e Lushnjes apo Grupi i Alfred Shkurtit eshte vrasja dhe dhunimi i kufomes se shtetasit Ramadan Shkurti vellai i Aldo Bares ngjarje e ndodhur ne muajin Korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes. Kjo vrasje erdhi si pasoje e perballjes me banden e shtetasit Artur Daja banor i qytetit te Lushnjes. Pas vrasjes se Ramadanit i vellai i Bares me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Daja dhe pjesetareve te bandes krijoi banden e tij.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Bare ka nje rol dhe autoritet absolut ne organizate ku te gjithe anetaret e organizates kriminale kane pasur nje disipline te forte te drejtuar dhe te kontrolluar nga i pandehuri Bare. Ne gjithe veprimtarine e saj kjo organizate udhehiqej nga interesat e te pandehurit Bare. Anetaret e organizates i drejtoheshin shefit te tyre Bares me nofkat te tilla si i madhi profesori kryetari e te tjera. Disiplina e forte dallohej qarte ne momentet kur urdhrat e te pandehurit Bare nuk beheshin te diskutueshem.


Ato zbatoheshin me fanatizem nga te gjithe anetaret e organizates te cilet vepronin nepermjet ushtrimit te dhunes psikike fizike si dhe te veprimeve kriminale te tilla si rrahje heqje te lirise tortura vrasje. Ne vijim te veprimtarise kriminale kjo bande eshte kujdesur vazhdimisht ne drejtim te ushtrimit te veprimtarive ekonomike ku pjesetare te organizates ushtronin role te caktuara. Keto veprimtari shtriheshin ne Lagunen e Karavastase ne shoqerine e Sport-Klub Lushnjes ne bingon e qytetit e tjera-thuhet nga prokuroria.


Akuzat


Vrasje me paramendim te shtetasit Xhevat Demiri
Vrasje me paramendim te shtetasit Masar Aliu
Vrasje me paramendim te shtetasit Luan Bilbili
Vrasje me dashje te shtetasit Nimet Zeneli
Vrasje me dashje te shtetasit Genci Kashari denimin me 25 vjet burg
Vrasje me paramendim te mbetur ne tentative ndaj Artur Dajes
Vrasje me paramendim te mbetur ne tentative ndaj Masar Aliu
Vrasje me paramendim te mbetur ne tentative ndaj Gramoz Selmanit
Mbajtjes pa leje te armes luftarake
Shkaterrimit te prones me zjarr
Krijimit te organizates kriminale
Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ne kuader te organizates kriminale

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›