E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistimi mbi baza etnike e fetare qytetaret ne tubim para KLD


Rrjeti i Organizatave Shqiptare RROSH i perbere nga organizata nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi bashkesia came etj kane organizuar nje tubim kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Tubimi u zhvillua sot ne Tirane para selise se Keshillit te Larte te Drejtesise me pjesemarrjen e qindra qytetareve.

Pjesemarresit ne kete tubim kane vleresuar angazhimin e Kreshnik Spahiut nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ne nje fushate ndegjegjesimi kunder ndryshimit te kombesise se shtetasve shqiptare.

Nderkohe ka patur edhe nje takim mes tij dhe nje perfaqesie te zgjedhur nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare ku keta te fundit e kane cilesuar mjaft te demshem per sovranitetin e vendit procesin e ndryshimit te kombesise se shtetasve shqiptare dhe kane kerkuar ndermarrjene e hapave konkrete ligjore per bllokimin e tij.

Spahiu ishte i pari zyrtar qe shprehu shqetesimin ne lidhje me ndryshimin e kombesise se shume qytetareve ne jug te vendit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›