E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Hetim per licencen e varkes se tragjedise

Redinalda Caushaj

Dy muaj pas tragjedise ne liqenin e Farkes, ku u mbyten pas fundosjes se varkes 16 persona dhe mbijetuan vetem tre prej tyre, Prokuroria e Tiranes nis hetimet per licencen e mjetit lundrues. Burime zyrtare nga organi i akuzes thane dje, per gazeten "KJ", se dyshohet qe leja per varken e tragjedise te kete shkelje dhe do te verifikohen te gjitha kriteret apo procedurat e saj, ndersa shfrytezohej nga pronari tashme i vdekur i lokal "Liqeni", Afrim Dibra. Hetuesit do te ushtrojne nje kontroll ne Ministrine e Transporteve per kete rast dhe per procedurat e dhenies se licencave. "Do te verifikohen te gjitha dokumentet per dhenien e lejes per lundrim te ketyre varkave dhe verifikohen kriteret", tha nje zyrtar i prokurorise dje. Gjate hetimeve paraprake eshte vleresuar se varka nuk ka pasur salvatrice dhe pajisjet e ekuilibrit gjate lundrimit qe dyshohet se kane qene shkaqet e permbysjes ne liqen. Mesohet se varka nuk ishte per lundrim me shume se 2 metra thellesi, nderkohe qe liqeni i Farkes arrinte deri ne 6 metra. Varka, e cila ishte pergatitur per lundrim vetem ne thellesi te vogla nuk ka pasur helike poshte saj dhe nuk permbushte kriteret per licencen. Megjithese ngjarja eshte cilesuar si nje aksident nga grupi hetimor dhe autori i saj rezulton i vdekur, investigimi ka kaluar ne anen e dokumentacioneve per licencen e varkes dhe kushtet qe plotesonte. Sipas procedurave ligjore, zyrtaret duhet te kishin kryer kontrolle e verifikime nese leja ishte e sakte dhe nese zbatohej si c'duhej, qe mund te kishte shmangur edhe ngjarjen e rende. Pritet sekuestrimi i materialeve te tjera ne Ministrine e Transportit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth ores 01:00 te mengjesit te dates 6 mars te ketij viti ne liqenin e Farkes. Ndersa festonin ditelindjen e 21-vjecarit Alban Hysaj ne restorant "Liqeni", 19 persona jane kthyer me varke per t'u shperndare pas darkes. Por pronari i varkes, Afrim Dibra, ka vendosur t'i nxjerre ne breg me nje rruge te vetme. Varka ka futur uje si pasoje e mbingarkeses, pasi ishte vetem per 7 persona kapacitet dhe i ka marre me vete gjate fundosjes. Tragjedise i shpetuan vetem tre persona, ndersa 16 viktimat ishin pjese e pese familjeve, tete nga fisi Osmani, dy nga familja Blamo, tre nga familja Hysaj, dy nga Spahiu dhe pronari i lokalit, Afrim Dibra. Nderkohe qe, brenda ne dosjen hetimore jane perfshire deshmite e dy vajzave kusherira, te cilat kane mbijetuar, Beqir Sinani, Luena Spahiu dhe Romina Hysaj. Ato kane rrefyer se jane perfshire per disa minuta ne debate me pronarin e varkes, pasi nuk kane dashur te kalonin ne anen tjeter te bregut me nje mjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›