Strasburgu rigjykon Arapin per vrasjen e shoferit te Sollakut
Autori i denuar per vrasjen e shoferit te ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, ne vitin 2003, do te gjykohet ne Gjykaten e Strasburgut. Altin Arapi, nje nga te pandehurit e bandes "Hakmarrja per Drejtesise", per te cilin ne pretencen e kater diteve me pare u kerkua burg perjete, i eshte drejtuar Strasburgut, pas gjykimit te tij ne tre shkalle e refuzimit nga Gjykata Kushtetuese per vrasjen e Genci Sines. Kerkesa eshte depozituar ne qershor te vitit te kaluar, nepermjet avokatit belg, dhe mesohet se eshte regjistruar per gjykim. Nderkohe qe, avokati Arapit ne Shqiperi, Dylber Mani, eshte kujdesur ne dergimin e te gjitha dokumenteve qe nevojiten ne kete institucion nderkombetar. Mesohet se 32-vjecari ka ngritur pretendimin ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg se i jane mohuar te drejtat e tij, si dhe vendimi i dhene ne vendin tone, me burg perjete, ka qene i njeanshem. Pak dite me pare, kjo gjykate ka pranuar te shqyrtoje kerkesen e depozituar nga i pandehuri, i cili ka fituar edhe statusin e azilantit politik ne kete vend. Nderkohe qe, dosja e regjistruar po plotesohet edhe me dokumente, te cilat jane nisur nga vendi yne nepermjet avokatit Mani. Gjykata e Strasburgut do te caktoje me pas nje date per nisjen e procesit gjyqesor te Arapit, me objekt mohimin e te drejtave te tij gjate seancave gjyqesore qe jane kryer ne Shqiperi. Gjykata e Larte e ka denuar Altin Arapin me "burgim te perjetshem", per vrasjen e shoferit te ish- kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ne dhjetor te vitit 2006, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar gjykimin e kerkeses se depozituar nga ana e mbrojtjes, per parregullsite e procesit gjyqesor. Nderkohe, me 20 janar te vitit 2007, Dylber Mani ka pergatitur dhe ka nisur drejt Belgjikes materialin e kesaj ceshtjeje. Nepermjet kerkeses, Arapi pretendon te shihen te gjitha parregullsite e procesit gjyqesor qe eshte bere ndaj tij.
R.C
R.C