E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Katër të dyshuar për fshirjen e filmimeve të 21 janarit

Share

Prokuroria dyshon se fshirjen e filmimeve të 21 janarit e kanë realizuar katër persona, që kanë qëndruar në katin e parë të kryeministrisë, në sallën operative. Aty ata kanë parë pamjet dhe kanë vendosur që ti fshijnë. Siç bën me dije gazeta Shqip, prokuroria dyshon se janë dy punonjës të Gardës dhe dy punonjës të Kryeministrisë, që kanë fshirë pamjet rreth orës 01:00 të 22 janarit. Prokuroria po heton gjithashtu edhe urdhëruesit e fshirjes së filmimeve në server. Po ashtu, nën hetim janë edhe disa letërkëmbime mes prokurorisë dhe Kryeministrisë, ku kjo e fundit mohon të ketë server. Më pas Kryeministria pranon se ka një server që i fshin pamjet automatikisht. Por kur ndërhynë prokurorët amerikanë, Kryeministria dorëzoi serverin. Pas ekspertizës amerikane, u zbulua se pamjet ishin kopjuar dhe fshirë nga serveri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›