E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa Becaj: Drejtësia shqiptare, e sulmuar nga politika

Share

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, është shprehur gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj, se drejtësia shqiptare shpesh herë është vënë në presion dhe është sulmuar nga politika.

Jemi të ndërgjegjshëm që sistemi gjyqësor po has probleme, të cilat kërkojnë vëmendjen e të gjithë institucioneve shqiptare. Gjyqësori vijon të jetë në fokus të debateve të politikes, duke e vënë jo pak herë në qendër të sulmeve, tha ajo, duke shtuar se për disa vendime gjyqësore, ka pasur komente negative.

Vetë Becaj ka qenë e përfolur për lidhje me politikën, pasi emri i saj përmendet në video-skandalin Meta-Prifti, proces gjyqësor ky që është degraduar pikërisht nga gjykata që drejtohet nga zonja Becaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›