E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Amerikane dhe BE: Duhet dialog mes palëve

Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian, në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjet më të fundit në Parlament. Deklarata lexon se disa anëtarë të Parlamentit kanë shfaqur sjellje të papërshtatshme në seancën e fundit plenare.
 

"Populli shqiptar pret që deputetët të sillen me pjekuri, veçanërisht në këtë situatë ku ndodhet sot vendi, duke treguar respekt për kolegët dhe për institucionin e Parlamentit të Shqipërisë", thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadës Amerikane dhe BE-së.
 

Deklarata përfundon me mesazhin se mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes bashkëbisedimit civil dhe dialogut.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›