E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Prendi qelloi i pari

Ish-komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi eshte personi i pare qe ka qelluar ne drejtim te turmes se demostruesve ne 21 janar. I akuzuari drejtperdrejt nga prokuroria per akuzen e vrasjes se shtetasit nga Fieri Faik Myrtaj eshte zbuluar sefundmi se ka qene njeriu i pare qe ka qelluar me arme zjari ne drejtim te demonstruesve te opozites. Nga nje verifikim kronologjik i bere gjate ketyre diteve nga prokuroria e Tiranes rezulton se viktima Faik Myrtaj eshte personi i pare qe ka shkuar i vdekur ne spitalin ushtarak. Kesaj prove i shtohet dhe akti i kqyrjes mjeko-ligjore se trupit te viktimes por ajo qe nxjerr zbuluar kreun e gardes jane pamjet filmike qe e tregojne ate duke mbajtur pistoleten ne nje kend te ulet te drejtuar ne drejtim te bulevardit
Deshmoret e Kombit ku protestonin mijera veta. Te gjitha keto prova te administruara ne dosje vashdojne ta rendojne pozicionin e ish-kryekomandatit te Gardes lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Sipas prokurorise nuk provohet nese Prendi ka dhene urdher verbal per te qelluar por ajo qe tashme dihet eshte se i pandehuri Ndrea Prendi ka qelluar i pare ne 21 janar 2011 dhe duket se pas krismave te pistoletes se tij kane nxjere zjar thuajse te
gjitha grykat e armeve qe jane perdorur nga garda ne 21 janar. Hapja e zjarit nga Prendi mund te kete sherbyer si nje sinjal apo urdher ne ato kushte per te qelluar me blumba te vertete. Ajo qe tashme eshte provuar me fakte konkrete eshte se Prendi ka vrare demostruesin Faik Myrtaj dhe se per
nje fakt te tille dy here prokuroria ka kerkuar arrestimin dhe futjen ne burg te tij por gjykata e Tiranes ka rezuar kerkesen duke e lene ishkryekomandantin ne masen e arrestit shtepiak.

LLUPO
Efektivi i vetem i Gardes se Rebublikes qe prej nje viti mbahet i izoluar ne burg kerkon pushimin e hetimeve te 21 janarit dhe lirimin e menjehershem
te tij nga burgu 302. I akuzuari drejperdrejt nga prokuroria si autor i vrasjes se shtetasit nga Gjirokastra Ziver Veizi i eshte drejtuar ne daten 3 shkurt Gjykates se Tiranes ku i kerkon kesaj te fundit te rezoje vendimin e prokurorise se Tiranes per zgjatjen me 3 muaj te hetimeve pushimin e dosjes dhe lirimin e menjehershem nga qelia. Kerkesen me nr.372 depozituar ne sekretarine e gjykates Llupo e argumenton me faktin se ka perfunduar periudha nje vjecare e hetimit te 21 janarit dhe nisur nga kjo situate prokuroria nuk mund te vijoje hetimet duke i zgjatur pa fund ato. Praktika qe ka ndermara efektivi i gardes Agim Llupo thuajse eshte e njejte me ate qe ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha ndermori per pushimin e ceshtjes penale qe Prokuroria e Pergjithshme ngriti ndaj tij lidhur me abuzimet ne rrugen Durres-Kukes. Ne rastin Basha kjo praktike juridike
u pranua nga gjykata dhe ceshtja u pushua nga prokuroria. Ndersa ne rastin e gardistit Agim Llupo pritet qe gjykata te vendose per miratimin ose jo te kerkeses ne daten 7 shkurt ne oren 1000.

GJYQTARI
Mund te duket rastesi por serish shorti elektronik I gjykates ka zgjedhur gjyqtarin Shkelqim Mustafa per shqyrtimin e kerkeses se gardistit Agim Llupo. Gjyqtari Mustafa ka vleresuar te gjitha masat e sigurimit ne Gjykaten
e Shkalles se Pare qe prokuroria ka derguar per efektivet e Gardes se Republikes. Qendrimin ne burg te Llupos e ka vendosur ky gjyqtar nderkohe qe pak dite me pare ai rrezoi dy here prokurorine per caktimin e mases se sigurise arrest ne burg ndaj Ndrea Prendit shoferit te tij Margarit
Kume dhe ixhinierit te ITse Armand Kasaj duke i lene me arrest shtepie. Shkelqim Mustafa gjithashtu ka bere dhe vleresimin e arrestit per gardistet e tjere qe prokuroria akuzon per vrasje duke i lene ata vetem 30 dite ne burg vendim ky qe u prish me pas gjykata e Apelit duke i caktuar gardisteve masen e detyrimit per paraqitje.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›