E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silikoni kancerogjen Shqiptaret ne Alarm Karaj Jo vend per panik

Alarmi per silikonin kancerogjen ka tronditur edhe nje pjese te femrave shqiptare qe kane bere nderhyrje plastike. Kirurgu i njohur Agim Karaj ne nje interviste per Shqiptarja.com na thote se deri me tani nuk eshte vertetuar nje lidhje mes silikonit dhe kancerit dhe i qeteson te gjithe femrat shqiptare me faktin se ky lloj materiali nuk eshte perdorur ne vendin tone.

Doktor e gjithe Franca eshte mberthyer nga alarmi i silikonit kancerogjen a ka ndonje te vertete ne te
Po flitet vetem teorikisht por vertetesi reale nuk ka. Raste me kancer nga proteza e silikonit edhe ne France nuk ka. Eshte vetem nje rast i cili ka
bere nje limfome malinje pra nuk ka bere kancer gjiri. Keshtu qe eshte nje rast qe edhe nuk e lidh dot me silikonin. Kjo eshte nje kompani PIP qe i prodhon keto proteza dhe akuzohet shume per demet qe u ka shkaktuar grave qe kane bere protezime per rritjen e gjirit por qe nuk ka vertetesi per kancer.

Po bota mjekesore si ka reaguar
Anglia nuk e ka perkrahur kete mendim te Frances se silikoni shkakton kancer. Keshtu qe edhe ata nuk i kane ndaluar protezat por kane ndaluar protezat e kesaj shoqerie. Edhe qendra me e madhe shkencore ne Amerike nuk e ka perkrahur nismen e qeverise franceze. Sipas tyre silikoni eshte nje material biologjikisht inaktiv dhe nuk i ben dem gruas qe te kete
nje lidhje me tumoret. Pra nembare boten shkencore nuk eshte vertetuar te kete lidhje mes silikonit dhe kancerit. Ka me teper ankesa ne Australi per ruptura dhe inflamacione por jo per kancer dhe per kete arsye Franca e ka ndaluar ate.

Nga ekzaminimet qe u jane bere si kane rezultuar keto proteza
Ne ekzaminimet qe u jane bere protezave te kompanise PIP eshte pare qe silikoni ka qene industrial jo silikon i bute qe perdoret per protezat por nje
silikon i varfer ose sic njihetcheap silicon. Kjo ka shkaktuar me teper inflamacione te gjirit ka shkaktuar ruptura te grate.

Cfare jane rupturat
Rupturat jane carje te protezave. Silikoni del ne gjoks dhe jep dhimbje te forta dhe temperature. Por keto jane efekte qe mund te ndodhin ne cfare do lloj silikoni qe perdoret. Ndaj pacientet para nje nderhyrjeje te tille firmosin nje dokument ku marrin parasysh nje gje te tille.

Si veprohet nese ndodh nje gje e tille
Ne keto raste hiqet proteza dhe zevendesohet me proteze tjeter.

A kane mberritur ne vendin tone protezat e kesaj shoqerie
Kjo kompani ka furnizuar shume vende por jo Shqiperine. Ne vendin tone kane hyre me teper protezat e disa kompanive serioze sic eshte mentor sebim dhe inamed. Keto jane proteza te perdorura pothuajse ne te gjithe boten. Une jam nder kirurget plastike nder te paret qe jam marre me rikonstruksionin e gjoksit dhe protezat qe ne perdorim jane nga kompani shume serioze.

Po ju a jeni kontaktuar nga gra qe kane bere silicon dhe jane te shqetesuara
Po Une kam bere shume raste te tilla kengetare qe jetojne ne Itali qe jane alarmuar pas rastit te Frances dhe me kane marre ne telefon.
Eshte njera qe ia kam bere gjoksin nr.5 pasi kishte rene ne peshe dhe i ishte zvogeluar. Me mori ne telefon shume e shqetesuar. Kam paciente qe jane ne Shqiperi arsimtare gjyqtare qe kane rindertuar gjoksin pasi kane pasur kancer gjiri. Une them te gjithave qe te mos shqetesohen. Ky lloj silikoni nuk eshte perdorur ne vendin tone.

Si ka mundesi qe ne shpetuam nga ky lloj silikoni
Shqiperia nuk ka dhe shume protezime dhe e dyta kushtojne. Ofrohen ata qe
kane leke. Nje rikonstruksion ne Shqiperi ben 3-4 mije euro ndersa ne vendet e BEse kushton 13 mije euro.

A ka kerkesa per te bere silikon
Po vihet re nje rritje parukiere gra te martuara ka vajza qe e duan gjoksin e madh. Komplikacioni kryesor i protezimit eshte kontraktura ose fenomeni i nxjerrjes. Por kjo I shpjegohet nje femre dhe ajo ve firmen ne nje dokument ku jep konsensusin.

Po ndryshimi i peshes a mund te shoqerohet me komplikacione me vone
Jo kjo studiohet dhe protezat vihen ne perputhje me ndryshimet qe mund te pesoje trupi.

Pra grate shqiptare le te rrine te qeta per silikonin
Grate shqiptare le te rrine te qeta dhe te bejne sa me shume protezime. Komplikacionet e ruptures mund te ndodhin me cdo lloj proteze ndaj ne marrim konsensusin.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›