E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prokuroria Speciale thërret Kurtin për të dëshmuar, zëdhënësi: Po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve 2025

PRISHTINË, 12 dhjetor/ATSH/- Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur për ftesën e cila detyron kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, shprehet Kryeziu.

Ai thekson se “në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›