Prokuroria: S’veprojme pa vendimin e Kuvendit
Fati i Lulzim Bashes eshte ne dore te Kuvendit. Pavaresisht nga paraqitja vullnetarisht mengjesin e djeshem ne organin qendror te akuzes, Prokuroria e Pergjithshme eshte ne pritje te pergjigjes per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem dhe njekohesisht deputetit te Parlamentit, per te vendosur me pas nese ky i fundit do te merret nen hetim. Burime nga organi i akuzes bene dje te ditur, per gazeten “KJ”, se Kuvendi tashme i ka te gjitha materialet qe i nevojiteshin dhe shpjegimet perse ish-ministri i Transporteve duhet pyetur per rrugen Durres-Kukes dhe tenderin e saj. Per mese dy ore, Basha i eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te prokurorit te ceshtjes, Arben Kraja. Menjehere sapo ka dale nga institucioni, ministri eshte shprehur per mediat se, “kam dhene te gjitha sqarimet qe me jane kerkuar dhe shpreha gatishmerine, ashtu sikurse edhe me pare, per t’u paraqitur vullnetarisht”.
Nje dosje me materiale shtese e shpjegime nga ana e Prokurorise se Pergjithshme eshte nisur drejt Kuvendit ne lidhje me shkresen se kerkesa e pare e organit te akuzes kishte mangesi. Ndersa ministri i Jashtem deklaroi se, pavaresisht nga imuniteti, eshte i gatshem te jape te gjitha shpjegimet dhe kete gje e ka bere dje nga ora 10:30 deri ne 12:30, zyrtare te prokurorise thane se qe te kryhen hetime konkrete eshte e nevojshme qe Kuvendi te shprehet per imunitetin e deputetit Lulzim Basha dhe njekohesisht ministrit te kabinetit “Berisha”. Sipas procedurave ligjore, nese Kuvendi vendos heqjen e imunitetit te ministrit, atehere perfaqesuesit e prokurorise mund ta therrasin apo marrin nen hetim, nese e shohin te nevojshme.
Ashtu dhe sic kishte premtuar, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, mengjesin e djeshem eshte shfaqur ne dyert e Prokurorise se Pergjithshme. Makina e tij me targa TR0111Z, ka hyre nga dera e pasme e institucionit, i shoqeruar nga roja i godines dhe per me se dy ore ka dhene shpjegime per prokurorin e ceshtjes. Mesohet se ministri i eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te bera dhe pjesa me e madhe e pergjigjeve eshte e njejte me deklaratat e dhena nga ai gjate muajve te fundit per ceshtjen Durres-Kukes. Pasi ka dale nga godina, ne deklaraten e tij, Basha ka bere te ditur se eshte paraqitur ne organin e akuzes ne cilesine e ish-ministrit te Transporteve dhe eshte pyetur per te gjitha ceshtjet qe ka pasur interes prokuroria. “Une kam bere te ditur qe nga momenti i pare se e konsideroj veten pa imunitet ne kete ceshtje dhe e konsideroj se do te veproj sikur nuk kam imunitet. Shume balte eshte hedhur mbi kete ceshtje, por dalengadale e me vendosmeri do te zbardhet cdo moment”, tha Basha.
Kronologjia e ceshtjes
6 tetor 2006
Nenshkruhet kontrata mes qeverise shqiptare dhe shoqerise “Bechtel International
inc.Enka”
4 shkurt 2007
Berisha inauguron nisjen e punimeve per ndertimin e autostrades Rreshen-Kalimash
15 mars 2007
Prokuroria fillon hetimet per Durres-Kukes, duke marre shkas nga denoncimi i nje ish-zyrtari te Transporteve
Mars 2007
Mesohet se paradhenia ndaj firmes “Bechtel Enka” arrin 104 milione euro
7shtator 2007
Merren te pandehur ish-zevendesministri i Transporteve, Armand Teliti,
ish-drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve Lejla Saraci dhe drejtori i Drejtorise
Juridike ne Ministrine e Transporteve, Andi Toma. Pjesa tjeter e dosjes i kalon ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku
10 dhjetor 2007
Lulzim Basha deshmon ne Prokurorine e Pergjithshme