E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfuqizohet ligji per token

Ligji 7501 “Per Token” nuk do te zbatohet me dhe siperfaqet e tokave bujqesore, qe nuk jane ndare ende, do te rregullohen me nje ligj te ri. Pas disa muajsh diskutimesh, Komisioni i ligjeve vendosi qe te pranoje dje me ne fund propozimin e republikanit Arian Madhi per pezullimin e zbatimit te ketij ligji qe nga viti 1991 rregullon ndarjen e tokave bujqesore. Propozimi i Madhit gjeti mbeshtetjen vetem te deputeteve te mazhorances. Opozita kundershtoi te jape voten per pezullimin e nje ligji, i cili thuajse e ka perfunduar misionin e tij, si dhe shprehu shqetesimin se me pezullimin e tij do te krijohen vakuume ligjore. “Ju pretendoni te ndaloni korrupsionin me tokat duke pezulluar kete ligj. Po ne baze te te dhenave te ministrit te Bujqesise, ligji 7501 pothuajse eshte zbatuar ne 99%. Ne ate 1% te siperfaqes toke qe ka mbetur do ndaloni korrupsionin?”, tha deputeti socialist Arben Isaraj. Konkretisht, sipas dokumentit zyrtar te dorezuar nga ministri Jemin Gjana, ligji 7501 “Per token” eshte zbatuar ne masen 98,8% e pa u ndare kane mbetur vetem 137.590 ha toke bujqesore. Siperfaqe toke qe, sipas Madhit, duhet shpetuar nga vjedhja dhe ndarja sipas interesave te caktuara. “Procesi i vjedhjes se tokes po vijon. Ne duhet ta ndalojme, te pakten ne ate pjese qe ka mbetur”, tha Madhi.
Abuzimet qe po ndodhin me ndarjen e tokave u pohuan nga te gjithe anetaret, qe etiketuan administraten shteterore si pergjegjese per keto vjedhje. Nenkryetari Fatmir Xhafaj akuzoi direkt administraten e qeverine se po grabit tokat kudo, duke u spostuar se fundmi edhe ne bregdet. “Toka nga administrata shteterore vidhet. Ajo qe ka ne dore dhenien e tapive. Se fshatari nuk ka si e vjedh”, reagoi edhe Ndre Legisi. Ndonese me vote komisioni vendosi te pezulloje ligjin 7501, ata percaktuan qe ky ligj te ndaloje se vepruari me 31 dhjetor te ketij viti. Vendim qe le hapesire qe abuzimet tashme te pranuara nga e tere klasa politike te vijojne edhe per 20 dite te tjera. Gjate kesaj periudhe, qeveria do te hartoje nje ligj te ri, i cili do te percaktoje se si do te ndahen siperfaqet e tokes bujqesore qe nuk jane dhene sipas 7501-shit. Sipas burimeve nga qeveria, projekti per kete ceshtje eshte gati dhe eshte duke u shqyrtuar nga nje grup pune i vecante, i drejtuar nga zevendeskryeministri Gazmend Oketa. Vete pronaret e ligjshem te tokave nuk jane aspak te entuziazmuar per pezullimin e ligjit 7501. Sipas tyre, pushimi i funksionimit te ketij ligji, nuk zhben abuzimet e medha te bera me token.
Vendimi
Ligji 7501 “Per Token” nuk do te funksionoje me qe nga 31 dhjetori 2007. Komisioni i Ligjeve vendosi dje qe te miratoje amendamentin e republikanit Arian Madhi per te mos lejuar me ndarjen abuzive te tokave bujqesore. Pro amendamentit votuan deputetet e djathte, nderkohe qe opozita abstenoi dhe votoi kunder, me argumentin se toka bujqesore eshte ndare dhe ka mbetur shume pak per t’u shpetuar.
Zgjidhja
Toka bujqesore e mbetur pa u ndare me ligjin 7501 “Per Token” qe eshte 137590 ha do te percaktohet se si te ndahet me nje ligj te ri. Nje grup i vecante pune i ngritur ne Kryeministri dhe qe drejtohet nga numri dy i qeverise Gazmend Oketa pritet ta dorezoje projektin per keto toka ne janar te vitit te ardhshem. 98,8% e tokes bujqesore eshte ndare me ligjin 7501 e nuk mund te kthehet me mbrapsht.
Reagimi
Pronaret e mbledhur rreth Shoqates “Pronesi me Drejtesi” nuk jane aspak te kenaqur me shfuqizimin e ligjit 7501 “Per Token”. Sipas nenkryetarit Ahmet Sulstarova, pushimi i ketij ligji nuk sjell asgje ne favor te pronareve, pasi toka bujqesore eshte ndare sipas interesave deri me sot. Ajo qe mund te ndikonte pozitivisht eshte vetem marrja e atyre siperfaqeve qe jane dhene ne menyre abuzive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›