Prokuroria do arrestimin e Grubit: Të dërgohet në paraburgim për t’u përballur me drejtësinë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.
Në njoftim e Prokurorisë, këtë të martë thuhet se masa e paraburgimit duhet të zbatohet menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.
Në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve në vendndodhje të ndryshme, përfshirë shtëpinë e Grubit dhe personave të tjerë, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit kanë përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme.
Mes të dyshuarve për këtë vepër penale është edhe ish-kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Artan Grubi reagoi një ditë më parë dhe tha se nuk është arratisur nga vendi, por ndodhet jashtë dhe do të kthehet në Shkup për të kryer detyrimet./vizionplus.tv