E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Nuk kam nevojë për ndërmjetës për të folur me Trump

Volodymyr Zelensky sqaroi sot se nuk ka nevojë për ndërmjetës që të komunikojë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

“Tani është një periudhë tranzicioni në Shtetet e Bashkuara. Jam në kontakt me Presidentin Trump, kemi pasur disa takime dhe diskutime. Nuk kam nevojë për ndërmjetës në këtë. Ka politikanë të ndryshëm që kërkojnë të luajnë këtë rol”, tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili mban kontakte dhe marrëdhënie miqësore me Putinin.

“Ne kemi nevojë për marrëdhënie të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend i fortë, e kemi treguar në fushën e betejës gjatë të gjitha veprimeve agresive të Putinit. A ka dikush në Evropë një shembull kaq modern? A ka Orbán një ushtri të tillë? Si do të bëjë presion mbi Putinin? Me shaka? Me një buzëqeshje? Le ta mbajë për vete”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se kontaktet me ekipin e Trump janë në vazhdim.

“Sot, ekipi im punon më shumë me ekipin e tij. Ai (Trump) nuk mund t’i përgjigjet shumë gjërave në lidhje me opsionet e tij ligjore derisa të bëjë betimin. Derisa të ndodhë kjo, ne po punojmë me Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin Biden. Tani po shtojnë numrin e vendimeve dhe paketave të ndihmës. Është turp që po e bëjnë këtë tani, në fund të mandatit të Bidenit,” tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se ekipi i Trump do të mbështesë Ukrainën dhe të mos ndalojë këtë ndihmë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›