E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria do imunitetin e gjyqtarit

PROKURORIA
Murataj ndryshoi deshmine ne gjyq ne procesin ndaj ish- kancelarit te Korces qe akuzohet per korrupsion


TIRAN- Prokuroria e Pergjithshme me kerkese te Task-Forces se akuzes ne Korce i kerkoi Keshillit te Larte te Drejtesise heqjen e imunitetit gjyqtarit Alvano Murataj i dyshuar se ka konsumuar vepren penale te deshmise se rreme. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ndersa kryeprokurorja Ina Rama ka firmosur kerkesen drejtuar KLD-se.


Ajo pritet qe ne fillim te janarit te marre ne shqyrtim kerkesen e institucionit te akuzes per te vendosur lejimin ose jo te hetimeve ndaj Muratajt. Sipas kerkeses gjyqtari Murataj ka ndryshuar deshmine e tij para gjykates nga ajo qe kishte dhene gjate hetimit per procedimin penal ndaj kancelarit te Gjykates se Korces shtetasit Shkelqim Kajmaku.


Ky i fundit ishte proceduar dhe marre ne hetim dhe me pas i pandehur per akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem tek gjyqtari per pershpejtimin e nje vendimi te urdhrit te ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor per ceshtje pronash.


Pas arrestimit te kancelarit gjyqtari Murataj ka dhene shpjegime ne fazen e hetimeve paraprake te cilat jane vleresuar si te drejta dhe ne perputhje me te gjitha provat e tjera. Ne seancen gjyqesore ndaj te pandehurit Kajmaku kur gjyqtari Murataj eshte thirrur te pyetet si deshmitar ka ndryshuar theniet duke dhene deshmi te rreme ne favor te te pandehurit.


Sipas burimeve zyrtare te institucionit te akuzes konfirmohet se gjyqtari Murataj ka qene deshmitar kryesor ne procesin gjyqesor ndaj kancelarit te gjykates Shkelqim Kajmaku i cili u arrestua ne fund te muajit qershor 2010. Ky i fundit i kishte kerkuar shtetasit K.Kafexhiu shumen prej 500 mije lekesh te reja duke i premtuar nje vendim per ceshtjes pronesie.


Dosja


Ngjarja per te cilen gjyqtari Murataj ka qene deshmitar i akuzes ka te beje me arrestimin e shtetasit Shkelqim Kajmaku ish-kancelar i Gjykates se Korces dhe Arben Hoxhes ish- shef i personelit ne Burgun e Drenoves. Arrestimi i tyre u krye pas kallezimit te K.Kafexhiu te cilit kancelari Kajmaku me ndermjetesimin e Hoxhes i kane kerkuar shumen prej 500 mije leke te reja per te pershpejtuar procedurat per dhenien e nje vendimi per titull ekzekutiv.


Kallezuesi ka pasur nje konflikt pronesie trualli me dy persona nga Korca me nje prej te cileve kishte lidhur edhe kontrate qe duhej te perfitonte nje shume prej 60 milione lekesh te reja.


Pas shkeljes se kontrates nga njeri nga kontraktuesit pronari Kafexhiu i ka kerkuar Gjykates te leshoje nje urdher ekzekutimi per te shlyer detyrimet qe qiramarresi i kishte kallezuesit. Per kete ceshtje kallezuesi i eshte drejtuar gjykates por per te pershpejtuar dhe dhene kete vendim ne favor te Kafexhiut kancelari i kishte kerkuar 500 mije leke te reja.


Kjo shume do te mjaftonte per kancelarin qe te ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtari per te pershpejtuar kete vendim. Ne fazen hetimore gjyqtari ka pranuar se kancelari i kishte kerkuar ta favorizonte Kafexhiun dhe me pas me cilesine e deshmitarit ne gjykate gjyqtari mohon deklarimin e tij te dhene ne prokurori.


500 mije leke te reja rryshfet i ishin kerkuar nje personi per nje proces pronesie nga kancelari i arrestuar disa muaj me pare.

Disa dite me pare gjyqtari i cili ishte deshmitari kryesor i ceshtjes ndryshoi deshmine duke dhene nje deklarim ndryshe nga ai qe kishte dhene gjate hetimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›