Prokuroria kerkese KLD Ti hiqet imuniteti gjyqtarit Alvano Murataj dha deshmi te rreme
Tirane 28 dhjetor NOA - Prokuroria e Pogradecit ka nisur procedimin penal ndaj nje gjyqtari ne Korce Alvano Murataj i cili akuzohet per deshmi te rreme. Ne kete kontekst Prokuroria e Pergjithshme i ka dorezuar nje kerkese Keshillit te Larte te Drejtesise per heqjen e imunitetit te gjyqtarit Murataj dhe vazhdimin e hetimit ne ngarkim te Alvano Murataj pa imunitet gjyqtari.
Keshilltari per Median dhe Marredheniet me publikun ne Prokurorine e Pergjithshme Plator Nesturi informoi ne nje deklarate per shtyp se gjykimi penal ndaj shtetasit Alvano Murataj behet pasi gjate nje procedimi per vepren penale te korrupsionit ai ishte thirrur me statusin e deshmitarit ku ka dhene shpjegime ne fazen e hetimeve paraprake te cilat jane vleresuar si te drejta dhe ne perputhje me te gjitha provat e tjera.
Por ne seancen gjyqesore per kete ceshtje kur eshte thirrur te pyetet rishtas si deshmitar shtetasi Alvano Murataj ka ndryshuar theniet duke dhene deshmi te rreme ne favor te te pandehurit.
mit/NOA