Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 call center, nuk deklaruan 5.7 milionë euro

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 9 shtetas italianë dhe 4 shqiptarë, të cilët rezultojnë të jenë administratorë të 15 qendrave “call center”.
Ata dyshohet se nuk kanë deklaruar në organet tatimore 5.7 milionë euro të ardhura, duke shmangur detyrimet ligjore.
Italianët dhe shqiptarët akuzohen për “fshehje të të ardhurave” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Në këtë skemë mashtrimi dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, që kanë ndihmuar të akuzuarit për fshehjen e të ardhurave.