E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stuhia e erës godet SHBA, 6 viktima dhe mbi 30 persona të plagosur

Një stuhi e pazakontë ere dhe pluhuri goditi qytetin e Ilinois në SHBA.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe mbi 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Stuhia bëri që të përplaseshin dhjetëra automjete, përfshirë makina pasagjerësh e kamionë mallrash përgjatë një autostrade.

Policia e Shtetit njoftoi se e njëjta autostradë mund të qëndrojë e mbyllur përgjatë gjithë ditës së martë, ndërsa udhëtarët u këshilluan të tregohen të kujdesshëm e të zgjedhin rrugë alternative

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›