E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës dhe e Krimeve, Llalla emëron drejtuesit

LllalaProkuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet dhe ajo e Tiranës që prej ditës së nesërme do të kenë drejtuesit e saj të rinj. Dy ditë pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë, i cili shqyrtoi kandidaturat për drejtuesit e 5 prokurorive, kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur emërimin për dy prej tyre. Kështu numri një i Prokurorisë ka emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Eugen Becin, aktualisht i komanduar në këtë post. Ndërsa në krye të prokurorisë së kryeqytetit ka emëruar Petrit Fushën, i cili zëvendëson Adnan Kosovën, i cili qëndronte i komanduar në këtë post prej 8 muajsh. Ndërkohë në ditët në vijim pritet të vendoset edhe për drejtuesit në prokurorinë e Durrësit, Shkodrës dhe Fierit. Emra të cilat do ti shkojnë edhe presidentit të republikës për dekretim. Pak ditë më parë Këshilli i Prokurorisë përzgjodhi kandidaturat që iu propozuan Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në Prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 3 Prokurorë, ku Petrit Fusha fitoi me vota të barabarta ndaj kandidatit Ferdinand Elezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›