E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë eurove pasuri nga veprimtari kriminale

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë paraqiti kërkesën për konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj. i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nisur në vitin 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Holandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, për sa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë  kriminale.

“Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave”, njofton prokuroria e Tiranës.

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

  1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
  2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
  3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
  4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
  5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
  6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
  7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
  8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
  9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
  10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
  11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;
  12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
  13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2 /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›