E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranes, procedim penal per Fazllic

Pas akuzave publike dhe ato te opozites, Prokuroria e Tiranes ka nisur kete te merkure hetime kryesisht per biznesmenit serbo –boshnjak, Damir Fazllic, i cili dyshohet te kete pastruar para ne Shqiperi.

Procedimi penal i regjistruar ne prokurorine  kryeqytetit eshte konfirmuar zyrtarisht nga zedhenesja e Prokuorise se Pergjithshme, Holta Zhiti.

Biznesmeni ka deklaruar se ka disa aktivitete ne Shqiperi, ndersa prokuroria bazuar ne publikimin e mjaft te dhenave per Fazllic do te hetoje se sa i implikuar eshte ai ne shitjen e disa kompanive ne Qipro, ashtu sikurse pretendohet.

Paraprakisht prokuroria e Tiranes beri me dije se per momentin ka sekuestruar disa pamje filmike si dhe akuzat e shumta ndaj Fazllic, ku ai cilesohet si trafikant.

Megjithate hetuesit pohuan se pas mbledhjes se materialeve dhe detajeve rreth ketyre hetimeve, prokuroret nuk kane fuqi te therrasin si te pandehur Fazllic, pasi ai eshte shtetas i huaj.

Por prokuroret e krimit ekonomiko-financiar pohuan se ne rast se Fazllic paraqitet vullnetarisht, ai mund te jape deklarata para organit te akuzes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›