E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e pavendosur për të apeluar vendimin

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme nuk është e vendosur nëse do apelojë vendimin e gjykatës së Tiranës e cila hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria për ish komandantin e gardës Ndrea Prendin dhe gardistin Ndrea Prendi për vrasjet e 21 janarit.

Do të presim të zbardhet vendimi nga Gjykata. Më pas do të vendosim”- tha zëdhënësi i prokurorisë së Përgjithshme, Albi Seriani në një prononcim për tv A1 REPORT.

Sipas ligjit prokuroria ka 10 ditë kohë nga zbardhja e vendimit për të apeluar atë në një gjykatën e Apelit nëse do. Hetimet për vrasjet e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt e Aleks Nikës janë ndjekur nga prokurorë të cilët drejtoheshin nga paraardhësja e tij kryeprokurorja Ina Rama

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›