E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria greke: 40 ditë burg Frrokut, s'diskutohet ekstradimi

Të tjera rreth shkrimit Lamaj e hetoi për vrasje në Belgjikë 30 ditë burg hajdutit të makinës Kur degjeneroi konflikti disavjeçar mes Lamajt dhe Frrokut? Policia greke: Ja si i arrestuam Frrokun e Jakun Burg Jakut për armë pa leje, Frroku i vetmi i akuzuar për vrasjen e Lamaj Vrasja dhe arrestimi autorëve brenda 24-orësh TIRANE - Biznesmeni Arben Frroku i akuzuari i vetëm për vrasjen e krykomisarit Dritan Lamajt sot paradite doli në Gjykatën e Selanikut. Arben Frroku u ndalua më 25 shkurt në Selanik së bashku me Jak Jakun, një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.

Por ndryshe nga kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e tij nga Greqia, Gjykata greke në seancën e sotme ka marrë në shqyrtim vetëm akuzën për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndës narkotike të sekuestruara këto në një hotel në Selanik aty ku arrestuan të dyshuarit për vrasjen e Lamaj. Në këtë kuadër Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40 ditë” për dy të pandehurit. Gjykata e Selanikut tërhiqet për vendim.

Avokati i cili mbron Arben Frrokun në gjykatë deklaroi se klientët e tij janë të pafajshëm dhe nuk pranojnë vrasjen. Ndërkohë që në një prononcim për median ai ka mohuar deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme i cili dje u shpreh se Arben Frroku kishte lidhje të ngushta me liderin e opozitës e deputetët e tij, madje Rama, (sipas ministrisë) i kishte propozuar se do ta kandidonte për deputet.

“Rama s’më ka kandiduar për deputet jam demokristian”- është shprehur Frroku sot paradite para se të hynte në gjykatën e Selanikut.

Policia e Selanikut deklaronte se Arben Frroku ishte ndaluar në Greqi pas një kërkese zyrtare nga pala shqiptare pasi kërkohej për vrasjen e një komisari të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar, duke iu referuar ish-shefit të komisariatit numër 6 Dritan Lamaj.

Policia greke me pas thekson se personi tjetër i arrestuar 31- vjeçari Jak Jaku akuzohet nga pala shqiptare vetëm për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që në momentin e arrestimit iu gjetën dhe një sasi lëndësh narkotike duke ngritur akuzën ndaj tij për posedim të lëndës narkotike.

INTERPOL TIRANA PUBLIKON ONLINE FOTOT E JAK JAKUT DHE ARBEN FRROKUT
Interpol Tirana ka publikuar në faqen e saj zyrtare fotot e Arben Frrokut dhe Jak Jakut si persona të shpallur në kërkim. Fotot e tyre janë shoqëruar dhe me akuzat përkatëse. Nga Arben Frroku është ngritur akuza e vrasjes, ndërsa ndaj Jak Jakut ajo e armëmbajtes pa leje. Nga një vëzhgim i gazetarit të TV A1 REPORT! Arsen Rusta deri pasditen e djeshme këto foto nuk kanë qenë të publikuara, si persona të shpallur në faqen zyrtare online të interpolit. Gjithashtu ai shton se kjo do të shërbejë si provë për Gjykatën e Selanikut ku do të kërkohet dhe ekstradimi.

(Në foto Jak Jaku, faqja e interpolit)

(Foto: Arben Frroku i shpallur në kërkim nga Interpoli)

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›