E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi Frrokut, Policia e Selanikut: Erdhi në Selanik pas vrasjes, u gjet dhe 3.4 gram kokainë

28-02-2013 / Gazeta 55

Policia greke ka publikuar deklaratën zyrtare për arrestimin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në Tiranë më 24 shkurt 2013, ku arsyeton se i dyshuari ka hyrë në territorin grek, pas vrasjes – ndërkohë që në dhomën e hotelit janë gjetur edhe lëndë narkotike

Policia e Selanikut ka dhënë dje detaje lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj, Arben Frroku dhe Jak Jaku.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, lëshuar dje nga Policia e Selanikut thuhet se njëri prej të arrestuarve është identifikuar si autori i vrasjes me dashje të drejtuesit të lartë të policisë shqiptare. I arrestuari tjetër po ndiqet penalisht për prodhim dhe posedim të paligjshëm të armëve municioneve dhe për trafik të drogës në Shqipëri.
Arrestimi i tyre, thuhet në deklaratë ka ardhur falë një bashkëpunimi me autoritet shqiptare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut.
Arrestimi i tyre është bërë në orët e mbrëmjes, ku nga kontrolli i ushtruar në hotelin ku dhe u arrestuan është gjetur një sasi prej 3.4 gram kokainë.
Në deklaratën e policisë së Selanikut, citohet edhe sekuestrimi i armëve dhe drogës nga policia shqiptare gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve.
Ndërkohë, sot gjatë ditës në një intervistë për ABC News, Arben Frroku kishte mohuar se në dhomën e tij ishte gjetur lëndë narkotike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›