Prokuroria i sekuestron Gardes edhe 36 pistoleta te tjera per ekspertim

TIRAN - Pas sekuestrimit te 32 pistoletave te kalibrit 9 mm qe kishin ne perdorim diten e demonstrates se 21 janarit efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit pasditen e djeshme ka sekuestruar ne ambientet e Komandes se ketij institucioni edhe 36 pistoleta te tjera po te kalibrit 9 mm.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve shkak per sekuestrimin e ketyre pistoletave jane bere pamjet filmike te regjistruar nga televizione te ndryshme diten e demonstrates ku duken qarte disa nga efektivet e Gardes se Republikes duke qelluar me pistoletat personale pervec armeve automatike te llojit MP-5. Nje pjese te ketyre pamjeve te prera ne foto Shekulli i ka botuar me date 14 mars 2011 duke iu referuar videos 14 minuteshe qe gazeta ka siguruar nga burimet konfidenciale.
Pas sekuestrimit te pamjeve filmike si dhe fotove te botuar ne gazeten Shekulli prokuroria ka kerkuar sekuestrimin e 32 pistoletave te para te kalibrit 9 mm qe diten e demonstrates se 21 janarit efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes kishin ne perdorim. Keto pistoleta jane derguar ne laboratorin e policise shkencore prane Ministrise se Brendshme ku i jane nenshtruar akt-ekspertimit balistik e krahasues me 14 nga 132 gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise dhe me predhen e nxjerr nga trupi i viktimes Faik Myrto.
Deri me tani sipas te dhenave qe kemi siguruar kane perfunduar ekspertimin rreth 20 pistoleta te cilat kane rezultuar se nuk kane qelluar. Nga ana tjeter gjate diteve ne vazhdim do te kryen ekspertimet edhe ndaj 12 pistoletave te tjera - thuhet nga burimet e prokurorise. Gjithashtu po keto burime saktesuan se gjate pasdites se djeshme prokuroria vendosi dhe sekuestroi edhe 36 pistoleta te tjera te efektiveve te Gardes se Republikes qe sipas librit te regjistrit rezultojne te kene qene ne detyre diten e demonstrates se 21 janarit.
Pistoletat e sekuestruara pasditen e djeshme do ti bashkohen edhe pistoletave te tjera qe ndodhen ne laborator ku do ti nenshtrohen ekspertimit balistik dhe krahasues per gjetjen e personit qe me armen e tij personale ka shkrepur plumba luftarake - thane burimet e Shekulli-t. Per kryerjen e ketyre ekspertimeve paraditen e djeshme para hetuesve dhe prokuroreve te ceshtjes jane paraqitur mbrojtesit ligjore dhe vete personat nen hetim te pasojave te demonstrates se 21 janarit 2011.
Dje me kerkese te prokuroreve u paraqiten 9 avokatet qe mbrojne interesat ligjore te personave nen hetim si dhe vete dy drejtuesit e Gardes se Republikes shtetasit Aleksander Deda dhe Altin Kollcinaku. Te gjithe keto avokate dhe te dyshuar kane firmosur vendimin e ekspertimit te 36 pistoletave te efektiveve te Gardes se Republikes konkretisht te njesise 2 dhe njesive mbeshtetese - thane burimet e prokurorise.
Mes avokateve qe u paraqiten para prokuroreve per te firmosur vendimin e ekspertimit ishte edhe mbrojtesi ligjor i Komandantit te Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi dhe avokatet e te gjithe vartesve te tij qe tashme jane nen hetim nga prokuroria per ngjarjen e 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e Kombit para dyerve te kryeministrise.
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057394 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057383 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Sadik ela ka shkrepur 10 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057402 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Ahmetaj ka shkrepur 46 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 244 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Agim Llupo ka shkrepur 43 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800.
Ndrea Prendi Komandant i Gardes se Republikes nen hetim
Alfred Ahmetcenaj Komandant i Njesise Speciale te Gardes se Republikes nen hetim
Dashamir Shehi Komandant i Njesise nr.2 te Gardes se Republikes nen hetim
Aleksander Dede Komandant njesie ne Garden e Republikes nen hetim
Altin Kollcinaku Komandant njesie ne Garden e Republikes nen hetim
Fatos Bushati Komandant njesie ne Garden e Republikes nen hetim
Agron Malaj efektive i Njesise Speciale te Gardes se Republikes nen hetim
Sadik elaj efektive i Njesise Speciale te Gardes se Republikes nen hetim
Mark Nikolli efektive i Njesise Speciale te Gardes se Republikes nen hetim
Gazmend Ahmetaj efektive i Njesise Speciale te Gardes se Republikes nen hetim
Agim Llupo efektive i Njesise Speciale te Gardes se Republikes i arrestuar
fare permban video 14 minuta
Video qe publikohet sot ne Shekulli eshte nje nga provat e reja te grupit hetimor te prokurorise per vrasjen e kater protestuesve me 21 janar nga punonjesit e Gardes se Republikes. Ajo eshte rreth 14 minuta e gjate. Fotot e nxjerra nga kjo video tregojne gardiste qe shtine me pistoleta. Ne minuten e gjashte te videos shfaqet punonjesi i pare i Gardes qe qellon me pistolete.
Ne minuten e 11-te shfaqet nje punonjes tjeter i gardes qe qellon me kete arme. Videoja perfshin brenda minutazhit te saj edhe momentet tragjike te vrasjes se te ndjerit Ziver Veizi por ne nje tjeter kend-pamje nga ana e Piramides. Ne video shihet se ne pikerisht ne momentet kur Veizi rrezohet ka levizje te shpejta dhe nje intensitet te larte te shtenash nga gardistet e grupit te zjarrit. Duket sikur kane marre njeherazi te njejtin urdher.
Pak sekonda me pas ne video shfaqet vrasja e Aleks Nikes. Ai sapo eshte qelluar dhe po mbahet ne krahe nga protestuesit e tjere te tmerruar qe therrasin per ndihme me fjalet Shpejt shpejt Ambulanca Ambulanca