E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PDBNJ marreveshje per 8 majin

TIRAN - Koalicioni Aleanca per te Ardhmen i kryesuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka nenshkruar dje nje marreveshje te posacme me kreun e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule. Ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme elektorale qe priten te zhvillohen me 8 maj dy partite pjesetare te Opozites se Bashkuar jane detyruar te bejne nje marreveshje te vecanta per shkak te mosarritjes se nje konsensusi per Bashkine e Himares.

Gjate negociatave PS-PDBNJ nuk leshuan per sa i perket qendrimit te tyre mbi kandidimin e Vasil Bollanos ne krye te Bashkise se Himares. Vangjel Dule deri ne fund qe Aleanca per te Ardhmen te mbeshteste kandidatin e tij per bashkine me te diskutuar ne jug. Por pas presionit te bazes dhe aleateve kryetari i Partise Socialiste propozoi nje marreveshje te posacme per zgjedhjet e ardhshme qe nuk perfshin zonen e Himares.

Ne kete njesi vendore socialistet do te dalin me kandidaturen e tyre Jorgo Goro. Per sa i perket zonave te tjera AA-ja nuk do te nxjerre kandidat ne disa zona te cilat njihen per perberjen e tyre minoritare. Ne komunen Aliko Dhiver Livadhja Markat Xarre Fiq Mesopotam Dropull i Poshtem Dropull i Siperm Odrie Pogon koalicioni Aleanca per te Ardhmen do te mbeshtese kandidaturat e PBDNJ-se.

Kjo e fundit nuk do te nxjerre kandidate ne disa zona ku mund te ndikoje negativisht ne fitoren e te majtes. Ne fjalen e mbajtur pas nenshkrimit te marreveshjes kryetari i PS-se e cilesoi ate si vleresim i marredhenieve shume te mira dhe njekohesisht si shprehje e nje vendosmerie per te konsoliduar dhe zhvilluar me tej nje bashkepunim qe deri me sot mes dy forcave politike ka qene i posacem ne keto dy vite opozitarizmi per qytetaret e me qytetaret.

Gjithashtu kjo eshte nje marreveshje qe vjen si rezultat i ndarjes se nje vizioni dhe angazhimin per te ardhmen europiane te vendit ne mbeshtetje te vlerave themelore te demokracise dhe te parimeve themelore te shtetit te se drejtes. Me objektiv te perbashket per nje Shqiperi qe punon me nje qeverisje te njerezve per njerezit dhe per njerezit - deklaroi Rama.

Sipas tij ska dyshim se kete marreveshje e ben te domosdoshme akoma me shume ne kete kontekst edhe qendrimi i tyre i perbashket per funksionimin e pushtetit vendor ne perputhje me frymen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe Karten Europiane te Autonomise Vendore. Kreu i opozites theksoi se kjo marreveshje behet me vendosmerine per te rezistuar me frymen e perbashket ne mbrojtje te aspiratave europiane por edhe te votes se lire si misherim i ketyre aspiratave dhe zgjedhje e gjithe secilit.

Ne kemi zgjedhur gjithashtu lirisht qe edhe te konkurrojme ne njesi te caktuar por do te jete nje konkurrence e ndershme e cila do te bazohet ne vlerat etike dhe te programuara dhe njekohesisht do te shpreh qasjen tone ndaj vlerave te demokracise - sqaroi kryesocialisti.

Ndersa kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule tha se kjo marreveshje ka per qellim kryesor qe te kapitalizoje influencen elektorale te opozites se bashkuar dhe ta maksimalizoje ate ne cdo njesi te pushtetit vendor. Marreveshja jone perfshine mbeshtetje te ndersjellet ne njesite e pushtetit vendor per kandidaturat tona por edhe nje vecori edhe konkurrencen e shendoshe midis dy partive aleate ne njesi te caktuara te pushtetit vendor. Kete e konsiderojme jo vetem nje gjest emancipimi por edhe tregues te asaj qe ne nenkuptojme si ballafaqim alternativash opsionesh kandidaturash - deklaroi Dule pas nenshkrimit te marreveshjes.

Dule
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut do te mbeshtese kandidaturat e aleances per te ardhmen duke filluar nga Bashkia e Tiranes dhe ne cdo bashki edhe komune te periferise sikurse edhe Aleanca per te Ardhmen sic e ka bere te qarte do te mbeshtese kandidatet e PDBNJ ne nje numer njesish te pushtetit vendor - shprehu dje mbeshtetjen e kandidatit te opozites per kryetar Bashkie ne Tirane Vangjel Dule.

Rama
Ne kemi shprehur ne kete marreveshje gatishmeri qe te mbeshtesim reciprokisht kandidatet perfaqesues te seciles pale e me pale kam parasysh nga njera ane Aleancen per te Ardhmen dhe nga ana tjeter PDBNJ. Ashtu dhe sikunder te shprehim vullnetin e plote qe edhe mire qeverisja qe do te vije pas fitores te jete rezultat i nje bashkepunimi dhe shtrirjen se ketij bashkepunimi ne nivelin ekzekutiv - sqaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›