E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon 15 vite burg për 8 komisionerë

Prokuroria e Lezhës, kërkoi plot 15 vite burg dhe 2.4 milion lekë gjobë për 8 komisionerë të Dajçit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Pretenca e prokurorisë u dha sot, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan kohë për shqyrtimin e akuzave të Prokurorisë. Seanca e radhës u vendos të zhvillohet më 22 qershor.

Të pandehur në këtë proces janë:
Lulzim Paloka,         kryetar i QV (PD)
Ndoc Marku,         nënkryetar i QV (PS)
Mark Kola,         anëtar i QV (PS)
Zef Gjoni,         anëtar i QV (PBDNJ)
Pjetër Marku,         anëtar i QV (LSI)
Pal Prendi,         anëtar i QV (PD)
Gentian Kovaçi,         anëtar i QV (PD)
Gent Marku,         anëtar i QV (PS)

Denoncimi ndaj 8 anëtarëve u bë nga kandidati Rrok Rroku, kandidat i “Aleancës për të Ardhmen” në zgjedhjet e shkuar, i cili i humbi zgjedhjet. /Start/

                                                                                             2012-06-15 17:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›