E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prokuroria mashtron per gezhojat dhe armet"

Avokatet e 4 te pandehurve per vrasjen e kambistit Sami Jata kundershtojne provat

Avokatet mbrojtes te kater te pandehurve per vjedhjen me pasoje vdekjen e kambistit Sami Jata, ne vitin 1993, pretendojne shkelje procedurale dhe kontradikta te papajtueshme me faktet e konkluzionet e dosjes. Ne menyre te perseritur eshte kerkuar qe akti i ekspertimit te mos merret ne konsiderate dhe te cilesohet i pavlefshem. Behet fjale per aktin me nr. 1235, date 24 tetor 1996, qe ka te beje me tre gezhoja te fiksuara ne vendin e vrasjes se Sami Jates. "Sipas ketij akti pistoleta "Zastava" me nr. 9413, gjetur ne apartamentin e Rr. "L.Gurakuqi", ka qitur vetem 3 nga gezhojat e fiksuara ne kete ngjarje", pretendojne avokatet. Edhe ne dosjen e prokurorise evidentohet fakti se nje prej gezhojave nuk ka kaluar ne ekspertize balistike, por kjo sipas organit te akuzes nuk ndikonte ne hetim. Madje pala mbrojtese kembengul se ekspertet e Laboratorit Kriminalistik nuk kane qene objektiv ne punen e tyre dhe konkluzionin e kane quajtur te gabuar.

"Ne vendngjarje jane gjetur dhe fiksuar ne procesverbalin e keqyrjes 7 gezhoja. Laboratori Kriminalistik, me aktin nr. 5 (mund te jete dhe 51), date 20 janar 1994, eshte shprehur se kater nga gezhojat objekt ekspertimi jane qitur nga e njejta arme. Ndersa per tre gezhojat e tjera konkludohet se nuk jane qitur nga ajo arme qe ka qitur 4 te parat, por nga nje pistolete tjeter "TT". Pra, eshte arritur ne perfundimin se mbi viktimen eshte shtire nga dy pistoleta te tipit "TT". Mirepo, akuza, si ne shume raste te tjera, nuk e perfill faktin qe ne vendngjarje kane shtire dy pistoleta e te njejtit tip", thote pala mbrojtese ne konkluzionet e saj. Fakti se tre prej gezhojave nuk kane kaluar ne ekspertize le shume dyshime per te pandehurit qe akuzohen dhe hetimin e kryer nga organi i akuzes, aq sa pretendohet se hetimi do t'i conte ne perfundime te padeshiruara prokuroret. Sipas kerkeses per gjykim dhe pretences se fundit, "Altin Arapi ka shtire mbi viktimen me pistolete "Zastava", ndersa Leart Shyti ka perdorur nje pistolete, qe punonte me fisheke sportive". "Gjate hetimit eshte konkluduar se te dyshuarit jane furnizuar me arme nga R. Hoxha, banor i Berdices se Shkodres, te cilin nuk e ka pyetur fare", deklarojne avokatet. Edhe pse deshmitar i rendesishem i procesit, Hoxha nuk eshte pyetur asnjehere rreth ketij fakti dhe mbrojtja ka kerkuar here pas here qe te rishikohen provat.

Per ngjarjen kur mbeti i vrare kampisti Sami Jata, prokuroria, sipas avokateve, ka pretenduar se arma i ishte grabitur policit D. Lani, ne vitin 1993, pak jave para sulmit. "As ne kete rast prokuroret nuk u referohen provave. Megjithese pretendojne se pistoleta e D. Lanit u grabit ngaqe te akuzuarit kishin nevoje per ta perdorur, nuk rezulton qe ne ngjarjen e Jates, qe ka ndodhur fill pas asaj te D. Lanit, te jete perdorur kjo arme, por "Zastava", qe pretendohet se eshte gjetur ne nje apartament ne Rrugen "L. Gurakuqi" se bashku me dhjetera arme te tjera", thone avokatet. Pra, pistoleta e policit nuk u eshte gjetur te akuzuarve, apo te jene pyetur se cfare eshte bere me kete arme dhe madje kane kerkuar qe te verifikohen regjistrat nese pistoleta e efektivit mungonte.

Pretendimet per manipulim e torture

Avokatet nuk i shmangen qendrimit te tyre per 18 episodet ku akuzohen 10 te dyshuar si pjesetare te grupit qe cilesohet si "Hakmarrja per Drejtesi". Per te gjitha rastet ata pretendojne se jane bere manipulime provash, presione ndaj deshmitareve dhe marrje te deponimeve nga vete te pandehurit nen tortura te njepasnjeshme gjate ndalimit ne vitin 1996. Po keshtu per ekspertizen e armeve dhe te gezhojave ka pasur ankesa te shumta nga pala mbrojtese qe kerkon te mos merren parasysh nga gjykata.

Deshmite e te afermve te viktimes

Deshmitaret me te rendesishem per kete episod jane vleresuar te afermit te viktimes, Sami Jata. Prokuroria shprehet ne dosjen dhe pretencen e saj se Saudin Jata dhe Mirela Jata kane deshmuar per ngjarjen dhe menyren se si ndodhi krimi. Por nuk thuhet nese ata kane njohur autoret qe kryen sulmin prane pallatit qe gjendej ne zonen e ish-Uzines "Enver". Autoret jane cilesuar si tre djem te rinj te veshur me te zeza dhe qe mbanin arme ne duar.

Arma e krimit u gjet te shtepia e Zeliha Sines

Ashtu sikurse ne rastet e tjera, arma qe eshte fiksuar se ka kryer qitje ne rastin e vrasjes me qellim grabitjen e kambistit Sami Jata, eshte gjetur ne shtepine e kengetares Zeliha Sina gjate vitit 1996, kur u zbulua edhe grupi i quajtur "Hakmarrja per Drejtesi". Ashtu sikurse dhe ne 17 episode te tjere, prokuroria dhe policia evidenton se armet e krimeve jane gjetur ne kete banese te marre me qira dhe perdoreshin per akte te ndryshme. Po aty eshte zbuluar edhe pistoleta me te cilen eshte qelluar Jata dhe qe pretendohet se i eshte marre nje polici ne vitin 1993, porse nuk jepen detaje te tjera te hollesishme. Madje, ekspertiza dhe deklarimi i armes se krimit jane shoqeruar me kontestime te ashpra nga avokatet, qe kane konstatuar parregullsi ne procesverbale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›