Prokuroria rrezon Ndoken
DURRES - Mjeku Arjan Tivari, i pushuar nga puna me urdher te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, tre muaj me pare, eshte rikthyer dje ne te njejtin pozicion qe kishte, si shef i repartit te urgjences dhe pranimit. Lajmi behet i ditur nga zyra e marredhenieve me publikun prane spitalit rajonal te Durresit. Drejtori i ketij spitali, Bashkim Shehu, ka firmosur vendimin per kthimin ne pune te Arjan Tivarit ne pozicionin e shefit te repartit, bazuar ne vendimin e Prokurorise se Durresit nr. 903, date 7.12.2007. Vendimi ne fjale eshte diskutuar ne zyren juridike te spitalit dhe ne mbledhjen e bordit te dates 18.12.2007, dhe pas kesaj eshte vendosur kthimi ne pune i Tivarit. Pushimi nga puna i mjekut Arjan Tivari erdhi pas denoncimit ne media te pamjeve filmike ne te cilat mjeku ishte filmuar duke marre ryshfet. Keto pamje kane rene ne dore te ministrit Ndoka dhe ky i fundit menjehere ka urdheruar pushimin nga puna te mjekut pa marre asnje lloj kontakti apo pa bere asnje investigim. Dy CD qe kane qene zanafilla e denoncimit u derguan ne spitalin e Durresit dhe prej andej ato iu derguan Prokurorise se Durresit, e cila filloi hetimet. Ceshtja per kete ngjarje iu kalua perfundimisht prokurorit Ardian Ylli, por ky i fundit pak dite para marrjes se vendimit nga ana e spitalit, ka pushuar ceshtjen ne ngarkim te mjekut, pasi nuk ka gjetur prova qe komprometojne mjekun per akuzat e ryshfetit, mitmarrjes apo shkeljes se etikes se komunikimit. Nga ana tjeter, megjithese Tivari ka filluar dje pune ne repartin e urgjences, stafi i ketij reparti ka vendosur t