"Prokuroria s'ka prova per Delijorgjin e Minxhollin"
Avokatet mbrojtes te administratorit te firmes "Alba Demit", Mihal Delijorgji dhe drejtorit teknik, Dritan Minxholli, kane apeluar vendimin e Gjykates se Tiranes per masen e sigurise. Kerkesa e depozituar ne Gjykaten e Apelit diten e djeshme eshte bere ne kushtet kur Gjykata e Tiranes kishte vonuar dy dite nxjerrjen e vendimit te mases se sigurise. Avokati Arben Prifti, tha dje per gazeten "KJ" se masa e dhene javen e kaluar eshte e pabazuar ne ligj si dhe e pamotivuar. "Organi i akuzes ne seancen gjyqesore nuk ka treguar se cilat kane qene provat dhe shkaqet e ndalimit te Delijorgjit dhe Minxhollit", tha mbrojtesi i dy te dyshuarve. Nga ana tjeter ne kerkese behet e ditur qe akuza nuk ka paraqitur shkaqet e rrezikshmerise se dy te pandehurve. Nje nga argumentet qe servir pala mbrojtese eshte fakti se Minxholli dhe Delijorgji diten e ngjarjes, me 15 mars, jane paraqitur vete perpara Shtabit te Emergjences dhe prokurorise per t'u ardhur ne ndihme. Nderkohe qe ne kerkesen e drejtuar Gjykates se Apelit, sqarohet se nga ana e organit te akuzes jane sjelle si prova kunder dy te pandehurve, procesverbalet e keqyrjes se kufomave te ndodhura ne morgun e spitalit mjeko-ligjor, deklarimet e punetoreve te fabrikes, si dhe te banoreve perreth. Gjithashtu ka pasur kopje te kontratave te shoqerise "Alba Demil". "Provat e paraqitura nga ana e akuzes nuk formojne dyshimin e arsyeshem dhe te bazuar", tha Prifti. R.Caushaj
AVOKATI: "I dyshuari nuk arratiset"
Prokuroria deklaroi se ka pasur shkaqe te bazuara per te menduar se kishte rrezik ikje te personit nen hetim. Kurse personi nen hetim dhe avokati i tij deklaruan se nuk plotesohen kushtet e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale per ndalimin e tij, pasi ai ndonese kishte mundesi te ikte, nuk e ka bere nje gje te tille edhe pse ka pasaporte qe ia mundeson nje gje te tille. Gjykata cmoi se ndalimi i Mihal Delijorgjit ishte plotesisht i mbeshtetur ne ligj e per rrjedhoje ai duhet te vleftesohet si i ligjshem. Personi nen hetim Mihal Delijorgji dyshohet se ka kryer nje veper penale te rende, e cila denohet me burgim deri ne 10 vjet. Gjykata vleresoi se "vepra penale eshte mjaft e rende, duke pasur parasysh faktet e njohura boterisht ne lidhje me pasojat e renda ne njerez dhe pasuri qe ka sjelle shperthimi i fuqishem ne Gerdec te Tiranes".