Promovohen veprat dedikuar amerise dhe Kosoves

Në ambienet e Ministrisë së Kulturës është promovuar korpusi prej 8 veprash dedikuar Çamërisë dhe Kosovës nga shkrimtari Arben Kondi. Gjatë këtij aktiviteti, i cili realizohet në kuadër të javës çame, kryetari i PDIU-se Shpëtim Idrizi deklaroi se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e varrezës monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer dhe për këtë vlerësoi kontributin e qeverisë shqiptare.
Ndërkohë që ministri i Kulturës Aldo Bumçi vlerësoi korpusin letrar të Kondit
Shkrimtari shprehet se Kosova dhe Çamëria nuk mund të shihen të ndara dhe promovimi vjen në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë
Në kuadër të javës çame janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore dhe Tirana është zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe në krah të tyre simboli i çamërisë duke sjellë kalvarin e vuajtjeve nga periferia në qendër.