Italia perballe Gjermanise ne gjysmefinalen e Euro 2012
Italia në gjysmëfinalet e Euro 2012. Anglia në shtëpi. “Axurrët” kualifikohen mes katër më të mirave të turneut kontinental pas fitores 4-2, e tashmë i pret sfida me Gjermaninë, ndërsa për “Tre Luanët” vazhdon mallkimi i penalltive.
Për anglezët e Roi Hoxhson ndodhi pikërisht ajo që i trembeshin. Eliminim me 11-metërsha, e gjashta në shtatë raste në aktivitetet madhore. Në anën tketër Italia buzëqesh dhe ka të drejtë të festojë. Edhe pse u kualifikua mes ankthit, skuadra e Çezare Prandelit e meritoi plotësisht që të vazhdonte aventurën.
Në fakt italianët e dominuan duelin me Anglinë, një sfidë spektakolare, ku rastet për shënim kanë qenë të shumta, por ku gjatë 90 minutave të kohës së rregullt dhe shtesës, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të zhbllokonte takimin.
Takimi në Kiev ka nisur mes drithërimave, me një shtyllë të goditur nga De Rosi në minutën e tretë pas një predhe nga 25 metra, ndërsa vetëm pak sekonda më pas, në krahun e kundërt, Bufon bën diçka të jashtëzakonshme duke frenuar tentativën e Glen Xhonson.
Sfida vazhdon me rritëm të lartë dhe në të 14-ën Uejn Runi ka një shans ideal pas harkimit nga Xhonson, por goditja me kokë e sulmuesit është e gabuar. Italia kundërpërgjigjet në dy momente me Balotelin, që fillimisht tregohet i ngathët në goditje, ndërsa më pas tentativa e tij fluturimthi neutralizohet pa probleme nga Hart.
Loja vazhdon pa asnjë moment pushim, ku fillimisht Uellbek rrezikon për “Tre Luanët”, ndërsa për Italinë Kasano rrezikon nga jashtë zonës, e pas tij Baloteli mund të kishte shënuar, pas një asisti me kokë të Kasanos, por pa arritur ta shtyjë topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë të lojës, italianët duken të papërmbajtshëm dhe rrezikojnë, duke qenë disa herë pranë golit të avantazhit. Megjithatë, fillimisht De Rosi shpërdoron një shans të shkëlqyer, ndërsa më pas mesfushori i Romës nis një tentativë të trefishtë në portën e Hart, ku as Baloteli e as Montolivo nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Tentativa e Balotelit në të 60-tën duket sikur zgjon Anglinë, me Jang që kishte një shans shumë të mirë, por frenohet nga mbrojtësit.
Deri në përfundim të kohës së rregullt, Italia rrezikon edhe dy herë me Diamantin dhe më pas me Noçerinon, ndërsa Anglia ka tentuar në fund me Runin. Me barazimin 0-0 loja ka kaluar në kohën shtesë, lodhja ka ndikuar shumë në paraqitjen e skuadrave, ndërsa “axurrët” kanë qenë më pranë golit. Në të 101-ën ata goditën shtyllën pas goditjes-kros të Diamantit, ndërsa në të 115-ën Noçerino e dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
Për të vendosur fituesin e sfidës nevojitej ruleta e penalltive, me Italinë që ka humbur një 11-metërsh në dy ekzekutimet e para me Montolivon, ndërsa për anglezët realizuan Xherard e Runi. Gjithçka ndryshon pas penalltisë së tretë të Pirlos, që shfaqi të gjithë klasin e jashtëzakonshëm, ndërkohë që nga “Tre Luanët” gabojnë Eshli Jang dhe Eshli Kol, e në fund Diamanti dërgon në rrjetë topin vendimtar duke kualifikuar italianët.
Tashmë skuadra e Prandelit duhet të largojë euforinë e kualifikimit të vuajtur dhe të harrojë lodhjen, pasi më 28 qershor në Varshavë i pret sfida me superfavoritët e Gjermanisë.